Konjufca takohet me ambasadorin e BE-së, Tomas Szunyog, pranon Raportin e Komisionit Evropian

by admin
Spread the love

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, së bashku me shefin e Kabinetit Ilir Kërçeli dhe këshilltaren Arbenita Mjekiqi, priti sot në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nga i cili ka pranuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën dhe Pakon e Zgjerimit të Bashkimit Evropian 2021, raporton Gazeta Express.  

Me këtë rast, Konjufca vlerësoi bashkëpunimin dypalësh dhe kontributin e Bashkimit Evropian për perspektiven evropiane të Kosovës.

Ai po ashtu nënvizoi progresin e theksuar në implementimin e reformave që kontribuojnë në procesin integrues të Kosovës në BE, duke veçuar me këtë rast si shembull për demokracinë në rajon e më gjerë mbajtjen e dy palë zgjedhjeve të lira e demokratike brenda këtij viti.

Shefi i Zyrës së BE-së, ambasadori Szunyog shprehu mirënjohje për frymën bashkëpunuese dhe rikonfirmoi gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në drejtim të avancimit të legjislacionit, sundimit të ligjit dhe shtyrjes përpara të agjendës së përbashkët evropiane.

You may also like