Konjufca në përkrahje të Vitisë: Është koha ta kthejmë Prishtinën, ta ndalim kriminalizimin e urbanizmit

by admin
Spread the love

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se kandidati i VV-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Arben Vitia, do ta bëjë model të qeverisjes kryeqytetin, raporton Ekonomia Online.

Konjufca gjatë
tubimit politik për të bërë hapjen e fushatës së kësaj partie në përkrahje të
Vitisë, tha se me VV-në në krye te komunës, në Prishtinë do të ndalet
kriminalizimi i urbanizmit.

“Jam i
nderuar që sot po ju drejtohem me një gjë që e dini gjithsecili, që më 14 nëntor
të gjithë do bëhemi bashkë e ta  votojmë
Arben Vitinë për kryetar të Prishtinës. Arben Vitia është i Prishtinës, jeton në
Prishtinë dhe e ka Prishtinën në zemër e do ua kthej të gjithëve Prishtinën”,
tha Konjufca.

Tutje, ai tha se
tash është koha që VV-ja ta kthejë Prishtinën, duke se kryeqyteti nuk e meriton
të jetë në gjendje që është.

“Prishtina
nuk e meriton këtë gjendje me të cilën është katandisur sot, dhe Arben Vitia do
ta bëjë model kryeqytetin. Do ta ndal kriminalizimin e planit urbanistik, dhe
do ta shkarkoj ngarkesën e komunikacionit. Tash është koha ta kthejmë Prishtinën
dhe koha që kryeqyteti të jetë model”, theksoi tutje Konjufca.

Prezent në tubim ishte edhe kryeministri i vendit Albin Kurti, ministra, e deputetë.

No description available.
No description available.
No description available.

Lexo lajme interesante

You may also like