Konjufca: Humbje e madhe ndarja e hershme nga jeta e Xhevdet Bajrajt dhe Vjosa Berishës

by admin
Spread the love

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit Xhevdet Bajrajt dhe të producentes Vjosa Berisha.

“I pikëlluar thellë nga lajmi për ndarjen e papritur nga jeta e poetit e shkrimtarit të mirënjohur, Xhevdet Bajraj dhe producentes së shquar Vjosa Berisha”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

“Xhevdeti i dha shumë kulturës, poezisë dhe letërsisë sonë, por edhe asaj botërore. Trashëgimia e tij artistike do të mbetet shembull frymëzues për ne dhe brezat e ardhshëm. Vjosa me veprimtarinë e saj kulturore ishte e pranishme në çdo familje shqiptare. Ajo ishte edhe një ambasadore e kulturës sonë.

Konjufca tha që ndarja e hershme nga jeta e tyre është humbje e madhe jo vetëm për familjet Bajraj dhe Berisha, por edhe për “mbarë nënqiellin tonë kulturor”.
“Bashkëndjejmë me familjet e tyre, miqtë, bashkëpunëtorët dhe komunitetin artistik. U qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar ai.

Lexo lajme interesante

You may also like