Konjufca: Bombardimet e NATO-s i dhanë fundit gjenocidit të Serbisë në Kosovë

by admin
Spread the love

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kujtuar se sot mbushen 24 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake e policore të Serbisë agresore.

Kryekuvendari ka thënë se nën komandën e gjeneralit Wesley Clark, fushata bombarduese 78 ditore e Aleancës Veriatlantike në krye me SHBA-në i dha fund spastrimit etnik dhe gjenocidit të Serbisë mbi shqiptarët në Kosovë, njofton Shqip.

“E nga qielli i përflakur shkëlqeu liria. 24 vjet më pas, Republika e Kosovës, e ndërtuar mbi themelet e luftës çlirimtare të UÇK-së, martirizimit të popullit tonë dhe ndihmës ushtarake të NATO-s, është shtet demokratik, sovran dhe i pavarur. Shembulli më i mirë në Ballkan, Evropë e më gjerë për jetën e lirë të qytetarëve të barabartë, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e komuniteteve pakicë”.

Sipas tij, Republika e Kosovës ka shënuar përparime të dukshme në të gjitha fushat dhe përbën sot një faktor paqeje, bashkëpunimi e stabiliteti në rajon.

“Jemi të vendosur që, me mbështetjen e miqve dhe aleatëve tanë të përhershëm, të avancojmë në proceset integruese dhe ta mbrojmë me çdo kusht pavarësinë, sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues në çdo pjesë të shtetit tonë”.

“Populli ynë do t’u jetë përjetë mirënjohës shteteve anëtare të Aleancës së NATO-s dhe misionit ushtarak KFOR për gjithë çfarë kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për lirinë, paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Republikës së Kosovës”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

klankosova.tv

You may also like