Kongresi i ASH-së, marrin pjesë edhe përfaqësues nga BDI, Lëvizja BESA dhe Alternativa – Shqip

by admin
Spread the love

Në Qendrën për Kulturë në Tetovë, ka nisur Kongresi i 3-të i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët.

Në këtë kongres janë ftuar të marrin pjesë përfaqësues nga subjekte të ndryshme politike në vend.

Nga rradhët e Lëvizjes Besa prezente janë dy përfaqësuesit e lartë të këtij subjekti Blerim Sejdiu dhe Fatmir Limani, por shihen edhe Faton Ahmeti Sekretar I Përgjitshëm i BDI-së dhe Arben Ziberi deputet i ksaj partie.

Kurse nga Alternativa është Hisni Ismaili.

Kongresi i ASh-së mbahet pas dorëheqjes së ish-kryetarit të partisë Ziadin Sela, i cili ishte kryetari i vetëm i partisë që nga formimi në vitin 2018-të.

You may also like