Kongresi Botëror i Peshëngritjes mbahet në Tiranë/ U pranua nga të gjitha Federatat anëtare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në këtë fundjavë në Tiranë do të zhvillohet Kongresi Zgjedhor i Federatës Botërore të Peshngritjes. Një event i një rëndësie madhore që zhvillohet në Tiranë në Pallatin e Kongreseve.

156 presidentët e federatave të ndryshme njëkohësisht edhe delegatë të këtij kongresi sëbashku me 156 sekretarët e tyre të përgjithshëm po mbërrijnë orë pas orë pas ore në Tiranë.

Presidenti i kontinentti afrikan për peshngritjen dhe njëkohësisht antari i komitetit ekzekutiv të federaëts botërore Z.Khaled Mehalhel,  na tregton se pse u zgjodh Tirana mes 12 shteteve kandidate për organiziimin e këtij kongresi.

Dua të falenderoj shumë shqiptarët për mikëpritjen e tyre që nga aeroporti dhe më pas këtu në hotel. Sa i përket pyetjes suaj ka patur shumë shtete kandidate për të organizuar këtë aktivitet kaq të rëndësishëm sic është kongresi elektoral. Në fund fitoi Shqipëria për shumë arsye dhe një prej tyre ishte fakti që Shqipëria është një vend neutral dhe nuk kishte as kandidat për këto zgjedhje. Ka qenë një zgjedhje unanime pasi të gjtihë ne atarët e komitett ekzekutiv vendosëm për shqipërinë.

Si po shkon organizimi ?

Shqipëria tani është kryeqyteti i peshngritjes botërore. Gjërat po shkojnë shumë mirë në aspektin organizativ. Për ne këto zgjedhje janë shumë të rëndësishm epasi kemi patur një imazh shumë të keq me presidencën e shkuar. Tani po përpiqemi të fillojë një erë e re një imazh i ri një fytyrë e re për peshngritjen si sport.

Sa e vështirë ka qenë për federatën shqitpare të pershngritjes për të marrë një event të këtyre përmasave?

Edhe një herë ne tregojmë se pavarësisht që jemi një vend i vogël mund të marrim përsipër dhe të organizojmë aktivitete të mëdha. Do të jenë mbi 30-40 media ndërkombëtare që do të trasmetojnë aktivitetin në 156 shtete.

Do të jenë rreth 12 kandidat për postin e presidentit të federatës botërore të peshngritjes, ndërkohë që vendi ynë është mbështetëse e kandidatit kryesorë që është sektretari i përgjithshëm aktual z Mohamed Zhalud. Burime për Top Channel konfirmojnë se një prej premtimeve të tijë është edhe hapja e selisë së federatës botërore në Tiranë duke e larguar pas 100 vitesh nga Budapesti.


Top Channel

You may also like