Konfiskohet pronë në rastin “Perandoria”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në kuadër të procedurës hetuese në lëndën “Perandoria”, gjatë ditës së djeshme dhe të sotme në Gjykatën Themelore Penale në Shkup janë dorëzuar gjashtë kërkesa për përcaktimin e masës së përkohshme ndalesë për shpronësim dhe posedim me pasuri të paluajtshme.

Siç njoftoi sot Prokuroria Publike, kërkesat janë dorëzuar për shkak të ekzistimit të dyshimit se pasuria ka origjinë nga vepra penale dhe se deri në fund të procedurës penale do të vështirësohet dukshëm ose do të pamundësohet marrja e saj.

Nga materialet e grumbulluara të provave, siç bëhet e ditur në kumtesë, del se pasuria e propozuar iu është transferuar personave të tretë që të fshihet pronari i saj i vërtetë.

Bëhet fjalë për pronën e biznesmenit Aleksandar Ivanovski në kompaninë “Divelop Grup“, në pronësi të së cilës është edhe hoteli Merriot në qendër të Shkupit.

“Gjykatësi i procedurës paraprake i pranoi kërkesat dhe me vendim caktoi masa të përkohshme të cilat ndalojnë posedimin, dhënien e kaparit dhe shpronësimin e pasurisë në çdo bazë ligjore. Masat e përkohshme sipas ligjit mund të zgjasin më së shumti deri në përfundimin e procedurës penale në gjykatën e shkallës së parë ose mund të shfuqizohen sipas detyrës zyrtare. Masat e përkohshme kanë hyrë në fuqi menjëherë dhe sekuestrimi i pasurisë është regjistruar në Regjistrin Qendror të RMV-së dhe në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive – Qendra për Kadastër të Patundshmërive Shkup. Konfiskimi nuk është përfundimtar”, bëhet e ditur në kumtesë.

Prokuroria në një njoftim ka theksuar se në Penale ishin dorëzuar kërkesat për konfiskimin e pronës, në bazë të dyshimeve se prona rrjedh nga vepra penale. Masat e konfiskimit dhe pamundësisë së tjetërsimit të pronës të cilat i kërkoi Prokuroria, në bazë të ligjit mund të zgjasin më së voni deri në përfundimin e procedurës penale para gjykatës së shkallës së parë. Konfiskimi i pronës është evidentuar në Regjistrin Qendror dhe në Agjencinë e Kadastrës në Shkup.

Në rastin “Perandoria” në mesin e të dyshuarve për pastrim parash janë biznismeni Orce Kamçev, ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov dhe persona të tjerë si Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska Kamçeva, Hristina Kamçeva Stojçeska, Zorica Arsovska, Liljana Gajdovska, Vladislav Stajkoviq, Todod Mircevski, Dejan Janev, Vance Mijjallçev dhe Jovance Taskovski.

You may also like