Konfiskimi i Rtv Ora, flet gazetari Bledian Koka: Turp t’u vijë atyre që fërkojnë duart

by admin
Spread the love

Gazetari Bledian Koka, në një intervistë për gazetaren Kostanca Morava dënoi heshtjen shurdhuese ndaj konfiskimit të Rtv Ora.

“Turp tu vijë atyre që ndërkohë që mbyllet një media duatrokasin apo fërkojnë duart sepse ata e shohin si një lloj mundësie që më shumë do të ketë për ne megjithëse kaq shumë kanë marrë dhe kaq turp është për ata. Padiskutim që është moment shumë i vështirë. Padiskutim që unë e ndjej gjithë presionin që vjen nga qeveria dhe më besoni që presioni është i madh. Ora News dhe Ora është padiskutim shembulli i këtij represioni gjithnjë e në rritje. E nisën me Agonin, e vazhduan me Publikus, emisionin që zbardhi vrasjen e Ardit Gjoklaj në Sharrë. Shqipëria dhe shqiptarët nuk duhet të bëjnë sehir, nuk duhet të fërkojnë duart”.

Koka thotë se qëllimi i këtij pushteti është të na trembë por vota dhe protesta janë rruga për të treguar që ata janë minorancë.

“Qëllimi i mazhorancës dhe sidomos i kryeministrit Edi Rama do të japë mesazhin se unë jam shumë i fortë, kushdo që del kundër meje mundet, asgjesohet. Por kjo nuk është e vërtetë. Ne përballë kemi një tufë frikacakësh dhe një tufë hajdutësh, batakçinjsh pa din e pa iman që nuk mund të na trembin dhe nuk duhet të na trembin. Ata janë 3-4 njerëz dhe ne jemi 2.8 milion njerëzish. Vota dhe protesta janë rruga për të treguar që ata janë minorancë”, shprehet ai.

You may also like