Konfiskimi i arit – i implikuar edhe një doganier – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

PTHP-ja ME PROPOZIM PARABURGIMI PËR DY TË DYSHUARIT

Prokuroria Themelore Publike – Shkup do të nis procedurë hetimore kundër dy personave, të dyshuar për veprën penale “Kontrabandë’ dhe ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale. Veprat kanë të bëjnë me zbulimin dhe konfiskimin e sasisë rekorde të stolive të arit në Aeroportin e Shkupit, njofton KlanM.

PTHP në komunikatë njofton se më 20 Mars në vendkalimin kufitar në Aeroportin e Shkupit, 32 vjeçari I dyshuar me nënshtetësi turke dhe serbe, përmes linjës doganore, ka transferuar mall të padeklaruar – 43 kilogram stoli ari me vlerë 2.2 milion euro, kurse sic njofton KlanM, ka pasur ndihmë nga i dyshuari i dytë – punonjës në Drejtorinë e Doganave, I cili në atë moment nuk ka qenë në ndërrim.

”Prokurori Publik gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Penale – Shkup i ka dorëzuar propozimin për përcaktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit, për shkak se ekzistojnë rrethana që tregojnë për rrezikun e arratisjes, mundësisë që t`i fshehin, falsifikojnë ose fshijnë gjurmët e veprës penale, ta pengojnë procedurën penale me ndikimin ndaj dëshmitarëve” – thonë nga PTHP.

PTHP përmes komunikatës njofton se shtetasi I huaj ka mbërritur me fluturimin Stamboll – Shkup dhe në hapësirën dedikuar ngritjes së bagazhit është pritur nga ndihmësi I tij, punonjësi në Doganat e Maqedonisë së Veriut, I cili në atë moment nuk ka qenë në ndërrim.

Doganieri, sic percjell KlanM, ka marrë bagazhin e motrës së tij dhe të dyshuarit dhe janë drejtuar drejt “korridorit të gjelbërt” për dalje nga Aeroporti pa deklarimin në doganë, ku janë kapur nga zyrtarë tjerë të Doganave të Maqedonisë së Veriut.

You may also like