Konfirmohet pjesëmarrja e yllit global në Sunny Hill -hiti i tij është klikuar mbi 3 miliardë herë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Festivali Sunny Hill që do të mbahet në Prishtinë gjatë muajit gusht ka konfirmuar pjesëmarrjen e njërit prej yjeve më të mëdhenj të muzikës

Bëhet fjalët për J Balvin, njëri prej këngëtarëve më të mirë të kohëve të fundit në botë, i njohur për këngët e tij ikonike si “Mi Gente” këngë e cila vetëm në YouTube ka më shumë së 3 miliardë klikime.

Këngëtari me famë globale me albumet e tij 6AM dhe La Familia.

Stili i tij i veçantë, latin reggaeton, urban dhe hip hop ka bërë që ai të jetë njëri prej artistëve me unik në botën e showbizzit sot.

“A jeni gati për një party me ikonën @JBalvin⚡️ Superylli global i bashkohet “headline” me hitet e tij që kanë fituar çmime e që ne do të vallëzojmë tërë natën me to”, thuhet në njoftimin e Sunny Hill.

 

Kujtojmë se J Balvin është nga Kolumbia dhe Dua Lipa ka një këngë me të me titull “Un Dia” ose “One Day”.

Kjo këngë ka më shumë se 301 milionë klikime në YouTube.

You may also like