Konfirmohet nga klubi: Zymer Bytyqi mungon në ndeshjet e Kosovës

by admin
Spread the love

Para pak orëve Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se tre futbollistë që ishin pjesë e listës së përzgjedhësit Gliha nuk do t’i bashkohen ekipit në këtë grumbullim.

Elbasan Rashani ka pësuar lëndim në ndeshjen e djeshme me klubin e tij, kurse Lirim Kastrati e Bersant Celina me kërkesën e tyre për shkak të situatave respektive në klubet e tyre janë liruar nga obligimet me ekipin kombëtar për këtë grumbullim.

Ndërkohë, në pikëpyetje ishte edhe pjesëmarrja e Zymer Bytyqit i cili dje pësoi një lëndim me klubin e tij, Konyaspor, teksa priteshin ekzaminimet mjekësore për të dhënë një verdikt final.

Klubi turk ku luan Bytyqi, Konyaspori ka njoftuar përmes një komunikate për media se Bytyqi nuk do të jetë në gjendje t’i bashkohet Kosovës në dy ndeshjet e nëntorit.

Zymet Bytyqi , Nejc Skubic dhe Ahmed Hassan, të ftuar nga kombëtaret e tyre, kanë kërkuar leje nga federatat e vendit të tyre për shkak të lëndimeve të lehta. Trajtimi i lojtarëve tanë vazhdon”, thuhej në komunikatë.

Kështu, numri i lojtarëve të Kosovës që mungojnë në këtë grumbullim shkon në katër, ndërsa mbetet të shihet se me cilët lojtarë do të zëvendësohen.

Kosova i luan këtë muaj dy ndeshjet e fundit për vitin 2021. Fillimisht më 10 nëntor përballet me Jordaninë në “Fadil Vokrri” në ndeshje miqësore, kurse më 14 nëntor “Dardanët” udhëtojnë për t’u përballur me Greqinë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës.

You may also like