Konferenca me Von Der Leyen/ Rama kundër presidentes së BE për “Open Balkan” – Shqip

by admin
Spread the love

Edi Rama ka mbajtur një qëndrim krejt tjetër nga Presidentja e Bashkimit Europian, Ursula Von Der Leyen lidhur me “Ballkanin e hapur”. Ish ministrja e mbrojtjes në qeverinë Merkel, u shpreh qartë pro procesit të Berlinit dhe refuzoi ta përmende qoftë edhe një herë të vetme “Open Balkan”. Edhe kur u pyet në mënyrë të drejtpërdrejtë në konferencën për shtyp nga gazetaret Elja Zotka e Klan dhe Eksela Shehu, Euronews, ajo foli për mbështetje të çdo nisme rajonale që shkon përkrah Procesit të Berlinit, por vuri një kusht të panegociueshëm: “gjithëpërfshirjen”, pra ecejen së bashku të të gjashtë vendeve të Ballkanit perendimor dhe jo siç po ndodh me “Ballkanin e hapur”, i cili nuk pranohet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja.

Lexo me tej:

Merkel sfumon “Ballkanin e hapur”, Rama e shfrytëzon për të sulmuar Prishtinën

Aq këmbëngulëse ishte Ursula Von Der Leynden në insistimin për mos përkrahur nismën Vuçiç-Rama-Zaev dhe në mbështetjen për projekte gjithëpërfshirëse, sa e detyroi edhe kryeministrin Rama ta shpjegonte ngërçin e presidentes: “Ne i vëmë miqtë tanë mes dy zjarresh (duke iu referuar faktin që tre vende nuk e pranojnë nismën që mbështet ai) duke i detyruar të tregohen të kujdesshëm” tha Rama.

Open Balkan/ Mali i Zi kundër nismës Rama Vuçiç

Për të mbrojtur Ballkanin e hapur kryeministri tregoi edhe kritikat që ai ka ndaj Procesit të Berlinit për të cilin, Von Der Leynden tha se e mëbshtet plotësisht. “Me Procesin e Berlinit shkojmë nga samiti në samit dhe pwrparim nuk ka. Në 8 vite ne ende s’kemi mundur të heqim një mur me tarifa. Ende nuk kemi zhdukur barrierat për eksportuesit” tha ai.

Një problem tjetër sipas tij është edhe çështja e vetos që po bëhet pengesë edhe për BE-në. “Mjafton që një vend mos jetë dakord dhe iniciativat mbeten të ngrira. Në “Open Balkan” jemi në kushtet kur kush do firmos. Ne duam ta çlirojme procesin” këmbënguli Rama.

Programi i qeverisë/ Rama e në kthen propagandë për Open Balkan

Prandaj ai ndryshe nga presidentja e BE që foli për gjithëpërfshirje mbrojti tezën e pranimit gradual, kur secili shtet që bindet bëhet pjesë e nismës. “Ballkani i hapur” do të jete hapsira e hapur kur dikush vjen pak me shpejt, dikush pak me vonë”.

Vërejtja e tij e tretë ishte se drejtuesit e BE-së, Gjermanisë e Francës nuk kanë kohë të çohen çdo mëngjes nga gjumi me pyetjen se si eci sot Procesi i Berlinit. Atë duhet ta bëjmë ne vetë këtu në rajonin tonë: “Ballkani i hapur” mund të quhet i zoti e nxjerr gomarin nga balta”.

Për këtë çështje, që i ka ndarë më dysh vendet e gadishullit tonë Von Der Leyen shpenzoi shumë më pak kohë sesa i kushtoi Edi Rama në argumentimin e tij. Por ajo mbajti pak a shumë të njëjtin qëndrim si ai i para pak ditëve i kancelares Merkel, që nuk e përmendi asnjë herë “Open Balkan” dhe foli vetëm për nisma rajonale gjithëpërfshirëse.

©Shqip

You may also like