Konferenca e 6-të për Sirinë do të zhvillohet në datat 9-10 maj në Belgjikë

by admin
Spread the love

Konferenca e 6-të për mbështetjen e Sirisë do të mbahet në datat 9-10 maj në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës.

Peter Stano, një nga zëdhënësit e Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), njoftoi se Konferenca e 6-të e Brukselit e titulluar “Konferenca për Mbështetjen e së Ardhmes së Sirisë dhe Rajonit” do të mbahet në datat 9-10 maj.

Stano tha se në takim do të marrin pjesë përfaqësues të qeverive, organizatave ndërkombëtare dhe rajonale dhe shoqërisë civile.

Ai bëri të ditur se takimi do të jetë një mundësi që komuniteti ndërkombëtar të konfirmojë përkushtimin e tij ndaj popullit sirian dhe vendeve që e ndihmojnë këtë popull dhe tha se do të krijojë gjithashtu një mundësi për sirianët që të ngrenë zërin e tyre.

Këto takime organizohen bashkërisht nga BE-ja dhe Kombet e Bashkuara (OKB) dhe aty marren angazhime për ndihmë financiare.

You may also like