Koncert dhe pije falas para Moldavi-Shqipëri, vendasit përgatiten për festë

by admin
Spread the love

Në Moldavi janë përgatitur për festë, pavarësisht rezultatit ndaj Shqipërisë. Kombëtarja Tricolorii po garon për një biletë në Europian, si kurrë më parë në histori.

Moldavia renditet në vendin e katërt në grupin E me 9 pikë, katër larg kuqezinjve të Sylvinhos dhe dy pikë më pak se Çekia e vendit të dytë.

Moldavi-Shqipëri, ndeshje ku skuadrës tonë kombëtare i mjafton një pikë për t’u kualifikuar në Gjermani 2024, do të transmetohet live në Shqip 2 prej orës 18:00 të së premtes (17).

Ndërkohë, Federata Moldave e Futbollit ka njoftuar tifozët se hyrja në stadium do të nisë rreth dy orë përpara fillimit të ndeshjes. Teksa do të shpërndahen rreth 1000 pije falas për tifozët.

Ndërkohë që të pranishmit në “Stadionul Zimbru” do të shijojnë edhe një koncert muzikor që do të nisë rreth 1.5 orë përpara ndeshjes.

Më pas, në orën 18:00 fillon sfida e madhe, që do të gjykohet nga Willie Collum, 44-vjeçari nga Skocia.

Stadiumi “Stadionul Zimbru”, ku do të kenë një numër të konsiderueshëm ultrasish shqiptarë, ka një kapacitet prej 10.500 tifozësh. Dhe kundër Shqipërisë do të jetë “sold-out”./ Shqip


Top Channel

You may also like