Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa, mbetet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë – Kodër Dielli

by admin
Spread the love




Ende mbetet në fuqi ndalesa për komunikacion për automjete të rënda në rrugën Tetovë – Kodër Dielli që u vendos pardje në ora 22:00, ndërsa për automjetet tjera, mbetet të detyrueshme pajisjet djera.

Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të lagura.
Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare të Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.


Lexo lajme interesante

You may also like