Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata.

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje  të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

STRABAG AG njofton se nga data 24.08.2021, për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore në rrugën eksprese A4 Shtip-Radovish, nga ora 17:00 komunikacioni në pjesën Buçim-Radovish, do të realizohet nëpërmjet rrugës paralele me shpejtësi të kufizuar prej 30-60 km/orë. Rikahëzimi do të bëhet për shkak të kryerjes së punëve të asfaltimit në pjesën e njëjtë të rrugës kryesore.

Viadukt Trejd njofton se më 24.08.2021 në periudhën prej 10:00 deri më 16:00, do të vlejë ndryshimi i përkohshëm i regjimit të komunikacionit në kohëzgjatje prej 45 – 60 ditëve, me mbyllje të plotë të aksit gjatë kryerjes së aktiviteteve ndërtimore – asfaltim I Rrugës rajonale R1202, aksi Hanet e Mavrovës – Zhirovnicë.

Strabag AG njofton se në bazë të Lejes për ndryshim të regjimit të trafikut në rrugën shtetërore A1 aksi Veles – Negotinë, për ndërtim të kryqëzimit Gradsko si pjesë e autostradës A1 të lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve më 22.07.2021, në aksin e përmendur më parë do të kryhen punë ndërtimore dhe në 12 muajt e ardhshme do të zbatohet ndryshim i regjimit të trafikut.

STRABAG AG njofton se duke filluar nga data 21.07.2021, tërësisht do të mbyllet komunikacioni në pjesën ndërmjet kryqëzimeve Shtip-Perëndim deri në pjesën Shtip-Jug. Komunikacioni do të rikahëzohet në Rrugën rajonale tashmë ekzistuese e cila kalon nëpër Shtip përmes Novo Sellës deri në pjesën Shtip-Jug.

DGT Zhikol i njofton të gjithë shoferët se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në aksin rrugor Milladinovc-Sveti Nikollë-Shtip gjegjësisht seksioni Kadrifakovë dhe Preod, për shkak të ndërtimit të pikëpagesave na data 06.05.2021 komunikacioni zhvillohet sipas regjimit të lejuar kohor.

DG Beton SHA – Shkup njofton se po realizohen punime ndërtimore për rehabilitim me zgjerim të Rrugës Shtetërore A1, seksioni Petrovec – Katlanovë (korsia majtas dhe djathtas), përkatësisht nga km. 37 + 046.94 deri në km. 41 + 798.92 në drejtim nga Petroveci në Katllanovë dhe nga 23 + 271.08 në 28 + 460.76 në drejtim nga Katllanova në Petrovec. Në vendin e realizimit të punimeve ndërtimore zhvillohet regjim i përkohshëm i komunikacionit me sinjale të duhura të komunikacionit. Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje. Rekomandim për drejtuesit për shpejtësi të adaptuar dhe respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit.

Në drejtimin rrugor A2 Kërçovë –Ohër, për shkak të punëve ndërtimore në disa akse, komunikacioni po zhvillohet me devijime. Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor dhe prandaj rekomandojmë respektim të rreptë të të njëjtit dhe shpejtësi të adaptuar të lëvizjes.

Nga 28.09.2020 SHN Granit filloi me rehabilitimin e rrugës rajonale R1303, seksioni Kërçovë – Makedonski Brod, në një gjatësi totale prej 26 km. Afati i fundit për përfundimin e objektit është 31.07.2021. Do të kryhen seksion pas seksioni në gjatësi prej 1 km. Trafiku gjatë punimeve do të zhvillohet në një korsi trafiku dhe do të rregullohet me lëshimin e automjeteve koordinuar me flamuj.

SHN Granit SHA Shkup njofton se në përputhje me miratimin e lëshuar për regjimin e përkohshëm të komunikacionit gjatë rikonstruimit dhe rehabilitimit të rrugës shtetërore A2, seksioni Kriva Palankë – VK Deve Bair në periudhën prej 11.05.2020. deri më 02.2022 me projektin themelor për implementim parashikohet gërvishtja dhe asfaltimi i rrugës ekzistuese si dhe zgjerimi, përkatësisht ndërtimi i një korsie të tretë në rrugën ekzistuese.  Gjatë orarit të punës rregullimi kryhet me punëtorët, ndërsa pas përfundimit të orëve të punës, rregullimi bëhet me sinjalizim drite – semaforë (nga Kriva Pallanka deri në vendkalimin Deve Bair).

You may also like