Komuna e Tetovës ende pa përgjigje se ku janë qentë e kapur?

by admin
Spread the love

Kontrata e nënshkruar mes Komunës së Tetovës dhe shoqatës “Amos Pet”, për Odën e Veterinerëve është rasti i parë kur një shoqatë merr tender për trajtimin e qenve endacakë. Kryetari i kësaj Ode, Tomisllav Nikollovski, thotë se trajtimi i qeneve ka disa kushte të cilat duhet të shihet nëse i plotëson ose jo kjo shoqatë që ka fituar tenderin.

“Në praktikën e deritanishme kanë qenë shoqata veterinare që kanë të regjistruar strehimore që i kanë kryer të gjitha trajtimet e duhura, duke filluar nga kapja, sipas rregullave, identifikimin, regjistrimin, çipimin, marrja e gjakut, vaksinim kundër tërbimit, trajtimi kundër parazitëve dhe kastrimi për meshkujt dhe sterilizimi tek femrat. Pas trajtimit, vlerësimin e agresivitetit tek qentë dhe e gjithë kjo duhet të kryhet nga persona kompetent dhe të autorizuar nga spitalet veterinare dhe klinikat; dhe strehimi në strehimore që janë të regjistruar, edhe pse kjo është faza e fundit kur qeni duhet t’i kalojë të gjithë këto faza.”- deklaroi Tomisllav Nikollovski, Kryetar i OVM-së.

Nikollovski thotë se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e ka për obligim të kontrollojë se a po respektohet ligji. Nëse punët nuk janë bërë sipas rregullave, duhet ketë sanksione thotë Kryetari i Odës.

 “Duhet të shihet nëse kjo shoqatë ka marrëveshje me strehimore dhe nëse kjo ka ndonjë marrëveshje me ambulancë të veterinerëve që bën trajtimin nga veterinerë dhe ju duhet të drejtoheni tek AUV për të parë angazhimin e kësaj shoqate në këtë trajtim. Këtu ka lëshime dhe lëshimet pasi që çdo subjekt që del në tender duhet ti plotëson kushtet dhe nëse bisedohet për një humbjet që është jashtë kushteve patjetër që duhet të sanksionet.”- pohoi Tomisllav Nikollovski, Kryetar i OVM-së.

Edhe pas disa kërkesave dhe pyetje, ende nuk kemi përgjigje nga shoqata “Amos pet” se ku strehohen qentë endacakë. Në kontratën  lidhur mes Komunës dhe shoqatës, në nenin 3 qartë shkruan se realizuesi duhet të punojë sipas Ligjeve dhe rregulloreve për kafshët, përfshirë edhe vendstrehimet.

“Realizuesi obligohet që shërbimet t’i kryej në afat prej 12 muajve në mënyrë suksecive, në mënyrën dhe nën kushtet e parapara në specifikimin teknik, kurse në pajtim me Ligjin për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve, Rregulloren për kushtet teknike të sistemimit, kushtet e ruajtjes së kafshëve në vendstrehime, procedurat e eutanazisë mënyra e menaxhimit të evidencës dhe mënyra e mbikëqyrjes, forma dhe përmbajta e regjistrimit dhe mënyra e regjistrimit si edhe informatat  e nevojshme për regjistrim, si dhe akte të tjera nënligjore dhe norma pozitive që rregullojnë këtë fushë.”- thuhet në nenin 3 të kontratës.

TV21 pyeti në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari, nga ku theksojnë se në kontratë duhet të parashihet që qentë të jenë të vendosur në strehimore të akredituara nga ata.

“Të gjithë aktivitetet komuna duhet t’i kryej në bazë të strehimore që më parë kanë marr miratimin nga ana e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari. Tenderi kryhet nga ana e komunës, gjegjësisht AUV në këtë çështje nuk ka asnjë kompetencë. Komuna duhet t’i kryej aktivitet përmes strehimores që është miratuar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, që është edhe një nga kushtet para nënshkrimit të tenderit, për shkak se me këtë varet edhe ligjshmëria e punës nga ana e komunës për kontrollin e qeneve endacak.”- thonë nga Agjencia e Ushqimit vhe Veterinarisë.

Ditë më parë Agjencia për Ushqim dhe Veterinari i tha TV21 se shoqata “Amos pet” nuk është në regjistrin e saj të strehimoreve të akredituara. Se ku kjo shoqatë i strehon qentë e kapur në Tetovë ende nuk dihet. TV21 ka pyetur në disa strehimore në Shkup, Tetovë e Kumanovë, por të gjitha kanë mohuar se bashkëpunojnë me shoqatën “Amos”. Kur i kemi kërkuar shoqatës që t’i xhirojmë qentë e kapur na thanë se janë strehuar dhe po rehabilitohen, për tu bërë gati për shtëpi, andaj nuk mund t’i incizojmë që të mos ekspozohen në stres. Vlera e kontratës është 1,5 milionë denarë, për trajtimin e 82 qenve të pastrehë në afat prej 12 muajsh.

You may also like