Komuna e Fushë Kosovës ndan mirënjohje për pjesëtarët e FSK-së pas aksionit humanitar në Turqi

by admin
Spread the love

Kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka ndarë mirënjohje për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që morën pjesë në aksionin humanitar pas tërmeteve në Turqi.

Berisha i përgëzoi pjesëtarët e FSK-së dhe u ndau mirënjohje teksa shtoi se puna e tyre pasqyron vlerat humane dhe se u është përherë mirënjohës për punën e përmbyllur me sukses me misionin fisnik në shpëtimin e jetëve nga tragjedia në Turqi, njofton Klankosova.tv.

Pjesëtarët e FSK-së nga kjo komunë ishin: Adonis Krasniqi, Arlind Mjeku, Berat Xhigoli, Ekrem Tërnava, Faton Krasniqi, Qendrim Berisha dhe Valdrin Kelmendi.

Ditë më parë Shqip ka intervistuar familjarët e katër prej pjesëtarëve teksa ishin në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like