Kompanitë EV kanë probleme të mëdha me cilësinë

by admin
Spread the love
Javën e kaluar, JD Power publikoi Initial Quality Study për modelet e makinave të vitit 2022, ku zbulohet se cilësia e automjeteve të reja ka rënë me 11% krahasuar me vitin e kaluar

 

Mungesa e chip-ave dhe kriza në zinxhirët e furnizimit nuk po rrisin vetëm çmimet e automjeteve, por po ndikojnë edhe në cilësinë e tyre.

Javën e kaluar, JD Power publikoi Initial Quality Study për modelet e makinave të vitit 2022, ku zbulohet se cilësia e automjeteve të reja ka rënë me 11% krahasuar me vitin e kaluar, rënia më e madhe e regjistruar ndonjëherë nga ky grup. Prodhuesit e automjeteve elektrike, në veçanti, po regjistrojnë një rënie të fortë në cilësi, me Polestar që renditet në vendin e fundit. Tesla, nga ana tjetër, renditet e 7-ta nga fundi, duke vijuar prirjen e saj për të prodhuar me materiale të lira.

Në studimin e këtij viti, JD Power regjistroi 226 probleme për 100 automjete Tesla. Duke marrë në konsideratë të gjithë makinat elektrike pa përfshirë ato të Tesla, studimi shkruan se janë regjistruar 240 probleme për çdo 100 EV, një rënie e lehtë krahasuar me shifrën prej 251 problemesh vitin e kaluar, teksa më shumë automjete elektrike (EV) po qarkullojnë në rrugë.

Studimi mbështetet në të dhënat e 84.165 personave gjithsej që zotërojnë një mjet ose kanë marrë një të tillë me qira, i cili është regjistruar nga nëntori i vitit 2021 deri në shkurt të këtij viti. Përgjigjet nga sondazhi ofruan të dhëna për 33 marka dhe 189 modele automjetesh të ndryshme.

Softuerët mbeten një problem i vazhdueshëm për industrinë automobilistike, me 6 nga 10 problemet kryesore që lidhen me “infotainment”, materialet informative dhe argëtuese. Problemi kryesor është një nga karakteristikat më të kërkuara tek automjetet e reja: Apple CarPlay dhe Android Auto.

CarPlay, në veçanti, përdoret nga gjysma e përdoruesve që morën pjesë në sondazh, duke regjistruar më pak probleme krahasuar me 16% të përdoruesve që përdorin Android Auto. Pjesëmarrësit në sondazh thanë se si CarPlay, edhe Android Auto, ishin të vështira për t’u kuptuar dhe përdoruesit po hasin gjithnjë e më shumë probleme për të rregulluar konektivitetin. Depërtimi më i madh i CarPlay dhe Android Auto wireless i atribuohet rritjes së problemeve të internetit, nga 4,9 probleme për çdo 100 automjete në vitin 2021, në 5,8 për vitin 2022.

Sondazhi tregon, çuditërisht, që veçoritë e integruara të njohjes së zërit nga prodhuesit po funksionojnë sipas parashikimeve. Kjo është e vetmja kategori që është përmirësuar nga të gjitha veçoritë e tjera të infotainment, të tilla si ekrani me prekje, lidhja Bluetooth dhe kamerat e parkimit.

Përveç rënies së cilësisë, raporti përmend gjithashtu veçoritë që prodhuesit kanë reduktuar për të përballuar mungesën e chip-ave: ofrimi i më pak automjeteve me veçori të avancuara të ndihmës për shoferin, me sedilje me ngrohje, me modulet e ndihmës për parkim, e shumë reduktime të tjera.

Kompanitë si Chevrolet hoqën rikarikuesit wireless të telefonave dhe veçoritë e start-stop automatik të kursimit të gazit në disa modele SUV vitin e kaluar, ndërsa Ford hoqi disa opsione për ajrin e kondicionuar nga sediljet e pasme të SUV-it Explorer. Fituesit e cilësisë më të mirë përfshijnë Buick nga GM për targat më të bukura; ky prodhues i automjeteve fitoi gjithashtu numrin më të madh të çmimeve, duke filluar nga Chevy Malibu e deri te Cadillac Escalade. BMW dhe Hyundai fituan përkatësisht vendin e dytë dhe të tretë.

Pandemia sigurisht që ka sjellë shumë vështirësi në këtë industri, por drejtori i automobilave globale i JD Power, David Amodeo, u befasua që studimi fillestar i cilësisë nuk ishte edhe më i keq. “Prodhuesit e automjeteve vazhdojnë të nxjerrin automjete që janë gjithnjë e më komplekse nga ana teknologjike, në një kohë ku ka pasur shumë mungesa të komponentëve kritikë për t’i mbështetur ato”, tha Amodeo, në një njoftim për shtyp.

/ The Verge

You may also like