Kompania spanjolle Capital Energy përshpejton dixhitalizimin me Google Cloud

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Grupi spanjoll i energjive të rinovueshme, Capital Energy, njoftoi sot një marrëveshje me shërbimin cloud computing të Google, për të përshpejtuar dixhitalizimin, për të ulur gjurmën e tij të karbonit dhe për të rritur kapacitetin e ruajtjes dhe analizës së të dhënave.

Bashkëpunimi, fillimisht i vendosur të zgjasë pesë vjet, do t’i japë mundësinë Capital Energy të shfrytëzojë të dhënat nga mijëra sensorë në turbinat eolike dhe panelet diellore, për të zgjatur jetën e aseteve të saj, për të ulur kostot dhe për të rritur të ardhurat, tha shoqëria.

Ai gjithashtu do të ulë rrezikun e sulmeve në sigurinë informatike – tha Capital.

“Google Cloud ka një vizion të ngjashëm me tonin, që e bën bashkudhëtarin ideal për ne” – tha drejtuesi i dixhitalizimit dhe qëndrueshmërisë së Capital Energy në një deklaratë.

Capital Energy, kompani relativisht e re në tregun energjetik spanjoll, synon të bëhet operatori i parë i energjisë tërësisht të rinovueshme në Gadishullin Iberik.

/ Reuters

 

You may also like