Kompania më profitabile në Maqedoni me fitime milionëshe, ndërsa jep rroga të mjerueshme

by admin
Spread the love

Kompania “IGM trade Ilija i dr” nga Kavadarci është e dyta në listën e kompanive me fitim më të madh në Maqedoninë e Veriut sipas portalit Pari.

Kjo kompani përkundër fitimit të realizuar prej 51,2 milionë euro gjatë vitit të kaluar, nuk ka dhënë as paga që mesatarisht janë të paktën si mesatarja e rrogës prej 28.718 denarë, që ka qenë vitin e kaluar. Ajo ka dhënë paga më të ulta, ashtu që mesatarja ka qenë 26.798 denarë, përcjell INA.

Për të zbuluar sa më shumë “anomali” në pagesën e pagave në kompani, portali “Pari” ka “krehur” të dhënat për këtë kompani. Ata thonë se në vitin 2021 paga mesatare në “IGM Trade” është rritur për 1.890 denarë në krahasim me pagën mesatare neto në vitin 2020 (atëherë kompania ka paguar një pagë mesatare neto prej 24.908 denarë). Domethënë, rritja e pagës mesatare neto në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020 ishte me 7,6%.

Por kjo është arsyeja pse fitimi i kompanisë është më shumë se trefishuar! Përkatësisht, fitimi i “IGM Trade” në vitin 2020 ishte 15 milionë euro, ndërsa në vitin 2021 ishte 51.2 milionë euro.

Kjo kompani merret me prodhimin e tubave dhe gypave të salduara prej çeliku, ndërsa vitin e kaluar ka qenë në listën e prodhuesve më të mëdhenj të në Evropën Juglindore. Numri i punëtorëve në këtë kompani është sjellur nga 450-500 punëtorë.

Lexo lajme interesante

You may also like