Kompania kineze Baidu prezanton kompjuterin e parë kuantik, i quajtur Qianshi

by admin
Spread the love

Gjiganti kinez i motorit të kërkimit Baidu Inc zbuloi të enjten kompjuterin e tij të parë kuantik dhe është gati që t’ua vërë në dispozicion edhe përdoruesve të jashtëm, duke iu bashkuar garës botërore për ta zbatuar teknologjinë në përdorime praktike.

Kompjuteri kuantik i zhvilluar nga Baidu, i quajtur “Qianshi”, ka procesor 10-bit kuantik (qubit), deklaroi Baidu në një njoftim për shtyp. Kompania me seli në Pekin zhvilloi edhe një chip kuantik 36 qubit.

Prej vitesh, qeveritë dhe kompanitë në të gjithë botën kanë theksuar potencialin e informatikës kuantike, një formë llogaritje me shpejtësi të lartë në temperatura jashtëzakonisht të ulëta, që do t’i bëjë kompjuterët të përpunojnë të dhëna me shpejtësi të paprecedentë.

Megjithatë, zbatimet aktuale në këtë fushë janë ende të thjeshta dhe të kufizuara në një grup klientësh të hershëm.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe Bashkimi Europian kanë nisur projekte me financime të konsiderueshme në fushën e informatikës kuantike, me shpresën për të bërë hapa para në këtë sektor, që konsiderohet shpesh si një nga gurët e themelit mbi të cilin do të përcaktohet supremacia e re globale.

Sipas IDC, shoqëri kërkimesh në treg, brenda vitit 2027, qeveritë dhe kompanitë në botë do të investojnë rreth 16.4 miliardë dollarë në zhvillimin kuantik.

Gjiganti teknologjik amerikan IBM deklaroi se synon të realizojë një kompjuter kuantik, për përdorim komercial në vitin 2025, me procesor më shumë se 4000 qubit. Deri tani, IBM ka realizuar procesorë deri në 127 qubit.

Edhe Google i Alphabet Inc. (GOOGL.O) synon të zhvillojë një kompjuter me 1.000.000 qubit deri në fund të kësaj dekade.

/ Reuters / Foto REUTERS/Yingzhi Yang

You may also like