Komoros kritikojnë Francën për dëbimin e emigrantëve pa dokumente nga ishulli i Mayotte (fotot)

by admin
Spread the love

Presidenti i Unionit të ishujve të Komoros në juglindje të Afrikës, Azali Asumani, ka kritikuar sot planet franceze për largimin qytetarëve të tij që jetojnë ilegalisht në ishullin e vogël të Mayotte, që zotërohet ende nga Franca.

“Ne jemi kundër këtij operacioni. Kemi nisur diskutime me partnerin tonë Francën dhe besojmë se dialogu është një zgjidhje më e mirë se veprime të tilla”, tha presidenti Asumani.

Zhvillimi vjen teksa ministria e brendshme e Francës njoftoi planet për deportimin e emigrantëve nga ishulli në sovranitet francez duke nisur nga fundi i prillit.

Zyrtarët thonë se operacioni pritet të zgjasë dy muaj duke nisur nga fundi i muajit të Ramazanit më 22 prill, duke respektuar shumicën muslimane të banorëve të Koromos.

Në deklaratën e tij presidenti i Komoros kritikonte vendimin e ministrit francez Gérald Darmanin:

“Dialogu paqësor ka ekzistuar gjithmonë mes Komoros e Francës këto 20 vitet e fundit, ndërsa ku operacion shkel të drjetat e njeriut dhe mund të dëmtojë marrëdhëniet tona”.

Zyrtarët në Komoros thanë se i qëndrojnë deklaratës së tyre megjithëse kjo nuk pranohet nga Franca.

“Mayotte është një ishull i Komoros edhe pse është në adminsitrim francez që kur vendi fitoi pavarësinë në 1975. Komorianët në Mayotte janë në shtëpinë e tyre”, shtonte më herët zëdhënësi i qeverisë.

Mediat franceze thonë se vendimi vjen pas rritjes së aktivitetit të bandave në ishull dhe të komuniteteve informale të komorianëve atje.


Top Channel

You may also like