Komiteti Olimpik i Kosovës sfidon basketbollin dhe hendbollin 

by admin
Spread the love

Në reagimin e Komitetit Olimpik të Kosovës, thuhet mes të tjerash se Federata e Basketbollit e Kosovës dhe ajo e Hendbollit, kanë katër pikë më shumë se në vlerësimin e fundit.

Me pikë janë më mirë.

FBK renditet e pesta e FHK e katërta në kategorinë A dhe KOK-u e arsyeton edhe Komisionin përmes një reagimi!

“Komisioni të dyja këto sporte i ka vlerësuar deri në katër pikë më shumë krahasuar me vlerësimin e fundit.

KOK gjithashtu informon të gjitha palët e pakënaqura me vlerësimin, se ankesat mund t’i dërgojnë në afat prej tetë ditësh, pas dërgimit të raportit në detaje, ankesa këto që do të shqyrtohen nga komisioni i ankesave”, shkruan mes të tjera nga KOK-u, duke i sfiduar basketbollin dhe hendbollin.   

Kategoria A

Federata e Xhudos e Kosovës 83.35 
Federata e Volejbollit e Kosovës 79.56
Federata e Karatesë e Kosovës 78.501
Federata e Hendbollit e Kosovës 78.093
Federata e Basketbollit e Kosovës 78.05
Federata e Futbollit e Kosovës 76.61

Kategoria B

Federata e Boksit e Kosovës 65.16
Federata e Mundjes e Kosovës 65.14
Federata e Sportit Shkollor e Kosovës 64
Federata e Atletikës e Kosovës 62,6117
Federata e Pingpongut e Kosovës 60.33
Federata e Notit e Kosovës 54.68
Federata e Gjimnastikës e Kosovës 53.03
Federata e Tenisit e Kosovës  51.42

You may also like