Komisioni i Rithemelimit shkoi në selinë e PD, Genc Pollo: Godina ndodhet në duart e një njeriu që nuk i takon

by admin
Spread the love

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka komentuar në MCN TV situatën e krijuar mesditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike ku Grupit i Rithemelimit u përball me dyer të mbyllura.

Në fjalën e tij Pollo deklaroi se pas kuvendit dhe referendumit duhet të respektohet vullneti i shumicës dhe se sipas tij aktualisht godina ndodhet në duart e një njeriu që nuk i takon.

  u shpreh Pollo.

I pyetur pse nuk prisni vendimin e Gjykatës për të shkuar më pas te selia e PD-së, sikundër në fakt kishte paralajmëruar dhe Komisioni i Rithemelimit, Pollo sqaroi se vendimi i gjykatës është i rëndësishëm por kërkon kohë.

“Vendimi i gjykatës është i rëndësishëm, por është një çështje që kërkon kohë, është një çështje që zgjat shumë dhe ndërkohë mund të ketë zgjedhje të pjesshme vendore, nuk mund të injorohet kështu vullneti i anëtarësisë. Por kjo nuk duhet të pengojë hapat e tjerë. Megjithatë mendoj se selia në 8 janar do i kthehet demokratëve. Detajet do i shikoj por në fund të ditës shpresoj të jetë sa më e paqtë dhe ajo që demokratët duan godinën si simbol t’ia kthejnë demokratëve dhe komisioni të mandatuar prej tyre”, tha Pollo.

You may also like