Komisioni i Rithemelimit: Në orën 11:00 do të shpallim rezultatin për shkarkimin e Lulzim Bashës

by admin
Spread the love

Komisioni për Rithemelimin e PD, do të mblidhet sot në orën 11:00 për të verifikuar rezultatin përfundimtar të referendumit, për ratifikimin e vendimit numër 6 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të mbajtur në 11 Dhjetor, për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar.

Në një njoftim për mediat, Komisioni sqaron se pas mbledhjes do të ketë një deklaratë për mediat, ku do të publikohen rezultate përfundimtare të këtij referendumi.

Referendumi për ratifikimin e shkarkimit të Bashës, u mbajt dje dhe sipas rezultateve rreth 44 mijë demokratë, kanë votuar pro shkarkimit të tij.

Rikujtojmë se po diten e sotme, priten të publikohen emrat e 5004 delegatëve të pranishëm ditën e djeshme në Kuvendin Kombëtar të Lulzim Bashes.

Emrat do të lexohen sot, për shkak të akuzave në drejtim të kreut të PD-së, Lulzim Basha për manipulim të shifrave.

You may also like