Komisioni i Prokurorisë Publike do të monitoroj parregullsitë në procesin zgjedhor

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut pas themelimit të Komisionit të përkohshëm për ndjekjen e parregullsive të mundshme në lidhje me kryerjen e veprave penale nga kapitulli i gjashtëmbëdhjet- Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit sipas Kodit Penal dhe veprave tjera që mund të ndodhin gjatë organizimit dhe zhvillimit të zgjedhjeve lokale, njofton opinionin që do ta ndjek në kontinuitet zhvillimet në lidhje me procesin zgjedhor. Siç thonë nga atje, prokurorët publik janë të angazhuar në luftën kundër veprave penale të lidhura me procesin zgjedhor dhe votmin, duke kontribuar drejtë çrrënjosjes dhe parandalimin e tyre.

Prokuroria Themelore Publike

“E njoftojmë publikun se gjatë ditës së zgjedhjeve, më 17 tetor 2021, do të vendosen kujdestari  shesë në zyrat e Prokurorisë Publike. Në procesin e raportimit të ndërsjellë të koordinuar, Komisioni do ta ndjekë procesin e votimit. Urgjentisht dhe me prioritet prokuroritë do të vazhdojnë të veprojnë për indikacione për vepra të kryera penale në lidhje me zgjedhjet. Raportimet e marra menjëherë do të dërgohen te prokuroritë adekuate themelore publike, në drejtim të kontrollit të urdhrave dhe miratimit të vendimeve për veprim të mëtutjeshëm”.

Në shërbim të këtij qëllimi është hapur edhe adresa elektronike [email protected] ku qytetarët do të mund të paraqesin parregullsitë zgjedhore.

Përndryshe, Prokuroria Themelore Publike në Maqedoninë e Veriut më 24 shtator ka themeluar Komisionin e përkohshëm për ndjekjen e parregullsive zgjedhore, siç kishte vepruar edhe në zgjedhjet e fundit. /SHENJA/

You may also like