Komisionerët braktisin Bashën, KQZ dërgon anëtarët e saj rezervë në qendrat e votimit në Vorë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka deklaruar sot më 6 Mars se në qendrat e votimnit në Vorë , janë dërguar anëtarë rezervë të institucionit që ai drejton, pasi në nisje të procesit të votimit nuk ka pasutr anëtarë të mjaftueshëm.

KZAZ e Vorës nuk pranoi propozimet e PD, sepse këta persona nuk ishin banorë të zonës siç e kërkon Kodi Zgjedhor.

“Mungojnë një pjesë e anëtarëve të PD që duhet të ishin propozuar nga PD, pasi KZAZ ka vendosur se meqenëse nuk janë banorë të Vorës, të mos lejohen. Por mbetet e rëndësishme të theksohet se procesi në Vorë është duke vazhduar në përputhje me parashikimet e Kodit, pasi janë katër anëtarë që përbëjnë kuorumin, minimumin e nevojshëm”, tha Celibashi për mediat.

Ai bëri me dije se KAS, ka vendosur që anëtarët që mungonin të plotësoheshin nga KQZ.

Për herë të parë, Partia Demokratike, e drejtuar nga Lulzim Basha, nuk ka komisionerët e saj në zgjedhje.

Nuk mund të thuhet qartë nëse anëtarët kanë braktisur PD e Bashës, apo selia blu nuk ka proceduar në kohë me propozimet për komisionerë.

Mediat pranë ish-kryeministrit Sali Berisha, shkruajnë se ky është një mesazh se demokratët duan ndryshimin e lidershipit të opozitës, dhe për herë të parë PD është katandisur në atë gjendje, aq sa komisionerët nuk pranojnë ta përfaqësojnë këtë forcë politike në KZAZ.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka deklaruar sot nga Vora se PS dhe LSI, ishin bërë bashkë dhe nuk zbatonin vendimin e KQZ për emërimin e kryetarëve nga ana e PD.

 “Janë emëruar 22 sekretarët e PD dhe nuk ka vendim për 22 kryetarët që i përkasin po PD në 22 qendra të tjera. Janë në komisione si vëzhguese por jo si kryetarë”, tha Tabaku.

Për këtë situatë, PD ka njoftuar pak më parë se po përgatit kallëzim penal.

“Pas shkeljeve flagrante të Kodit Zgjedhor, vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit të Ankimeve dhe sanksioneve. Partia Demokratike po përgatit kallëzimin penal për 4 anëtarët e PS dhe anëtarin e LSI në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre, duke minuar procesin zgjedhor në këtë bashki”.

You may also like