Komision hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, PD dorëzon në Kuvend kërkesën

by admin
Spread the love

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Në një prononcim për mediat, nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se kjo kërkesë është e nevojshme për demokracinë në vend.

“Sapo kemi dorëzuar në Kuvend kërkesën për masakrën zgjedhore të 25 prillit, kërkesë si nevojë ulëritëse që demokracia në vend kërkon.

Disa nga çështjet flagrante janë: Mbyllja e kufijve për emigrantëve, për të bërë të pamundur votimin e tyre. Legalizimi i 10 mijë ndërtesave informale. Shtesa e familjeve të futura në skemën ekonomike. 2.5 mln euro ndihmë, 20 mijë familje u rifutën në periudhën zgjedhore, në këmbim të votës.

Punësimi i së paku 13 mijë shqiptarëve me kontrata të përkohshme, në periudhën e fushatës zgjedhore.  Do hetohet rritja e pagave të administratës publike, që është kthyer në një skuadron të fushatës së PS. Do hetohet 120 milion euro asfalt elektoral që u bë për ti hedhur hi syve qytetarëve shqiptarë.

505 milion tendera e koncensione. Do të hetohet ‘qershia mbi tortë’, spiunazhi modern, 910 mijë shqiptarë të spiunuar prej procesit famëkeq të patronazhistëve.” tha Alibeaj./Opinion.al

You may also like