KOMENT – Truss: BM po punon me Evropën për disa çështje, por nuk afrohet më shumë se kaq

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

PRAGË, 7 tetor /ATSH-DPA/ – Kryeministrja britanike, Liz Truss ka këmbëngulur se ajo nuk po e afron administratën e saj me Evropën, edhe pse ajo e përshëndeti Emmanuel Macron si një “mik” gjatë samitit njëditor në Pragë.

Kryeministrja u përpoq të paraqiste Britaninë e Madhe si një aleate vendimtare në Evropë kundër autoritarizmit dhe si një mbështetëse e vendosur e Ukrainës.

Përveç një takimi kyç me presidentin francez Macron, i cili udhëhoqi mbledhjen e 44 liderëve evropianë, Truss foli gjithashtu me homologët e saj në të gjithë kontinentin, ndërsa kërkoi të paraqiste Britaninë e Madhe si një aleate kyçe kundër Rusisë.

Dhe ndërsa Truss ishte i bindur se pjesëmarrja e saj në samit së bashku me vendet anëtare të BE-së dhe joanëtare të BE-së nuk sinjalizonte një ndryshim thelbësor në këndvështrimin e saj për bllokadën, ajo shprehu fjalë të ngrohta për “shfaqjen e fortë të unitetit kundër tiranisë”, të paraqitur në takim.

“Të gjithë bashkë, me partnerët tanë evropianë jemi duke sfiduar luftën e tmerrshme të Putinit në Ukrainë, por gjithashtu për të punuar së bashku për çështjet me të cilat përballemi të gjithë, kostot e mëdha të energjisë, inflacioni i rritur dhe madje migrimi nëpër kontinentin tonë. Pra, është shumë e rëndësishme të punojmë me fqinjët dhe aleatët tanë për t’u përballur me Putinin, por edhe për të adresuar problemet me të cilat përballemi”, tha Truss.

”Nuk bëhet fjalë për t’iu afruar Europës”, theksoi ajo.

Megjithatë, paraqitja e Truss dhe delegacionit të tij në një samit të tillë ishte një nga pikat e diskutimit të ngjarjes pas viteve të marrëdhënieve të akullta midis Britanisë së Madhe dhe bllokut.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like