KOMENT – Si reaguan fuqitë e mëdha ndaj situatës së fundit në Rusi?

by admin
Spread the love

ROMË, 26 qershor /ATSH-DPA/ – “Kriza në Rusi zbulon çarje në sistemin e pushtetit të Vladimir Putinit”, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Për momentin nuk kemi asnjë lajm për ndonjë lider ushtarak të rrëzuar nga Putini”, shtoi Blinken duke paralajmëruar se “do të duhet të presim javët e ardhshme për të kuptuar zhvillimet”.

”Revolta e kreut të grupit ‘Wagner’ Jevgeni Prigozhin, tregoi ndarjet që ekzistojnë në kampin rus dhe brishtësinë e forcave të tij të armatosura ruse”, deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron në një intervistë për ”La Provence”, duke shtuar se i kishte “ndjekur ngjarjet orë pas ore, në kontakt me partnerët kryesorë të Francës”.

Kina mbështet Rusinë “në ruajtjen e stabilitetit kombëtar”, lexohet në një deklaratë të ministrisë së Jashtme të postuar në faqen e saj në lidhje me kaosin e krijuar në Rusi për ngjarjet e lidhura me grupin ”Wangner” gjatë fundjavës.

“Këto zhvillime janë punët e brendshme të Rusisë”, theksohet në deklaratë, sipas së cilës “si një fqinj miqësor dhe partner i bashkëpunimit strategjik global në epokën e re, Kina mbështet Rusinë në ruajtjen e stabilitetit kombëtar dhe arritjen e zhvillimit dhe prosperitetit”.

”Udhëheqësi bjellorus Aleksander Lukashenko, i cili ndërmjetësoi me Prigozhinin për të ndaluar avancimin e trupave ”Wagner” në Rusi, zhvilloi sot bisedime telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe ish-presidentin e Kazakistanit Nursultan Nazarbayev”, shkruan agjencia Belta, sipas asaj që transmeton TASS.

“Është fillimi i fundit për Putinin, ai është në telashe të mëdha tani”, deklaroi Mikhail Kasyanov, ish-kryeministër rus nën Putinin nga viti 2000 deri në 2004.

Një intervistë për BBC, Kasyanov pohon se pas sfidës së djeshme “Prigozhin do të shkojë fillimisht në Bjellorusi, por unë mendoj se nga atje ai do të shkojë në Afrikë dhe do të jetë diku në xhungël apo diçka e tillë… Putini nuk mund ta falë atë për atë që i bëri atij”.

”Shefi i Wagner, shkatërroi stabilitetin e Putinit dhe tani jeta e tij është në pikëpyetje”, shtoi ai./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like