Koment live, Tirana-Vllaznia: I pafat Berisha, traversa i mohon golin Tiranës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tirana-Vllaznia 1-2 (Xhixha 47’ / Marku 22’, Kaina 29′)

79’ Aksion personal i Çobës, që fiton një goditje këndi. Skemë e shkodranëve, që nuk arrijnë të rrezikojnë portën e Tiranës

76’ Tirana dominon takimin dhe i afrohet golit të barazimit. Vllaznia nuk po arrin dot që të reagojë dhe mundohet që të ruajë avantazhin e krijuar

73’ Zogoviç bën mrekullinë. Devijon pak gjuajtjen e Berishës dhe topi ndalet në traversë

72’ Është Toshevski që futet në zonë dhe provon, por Zogoviç është në pozicion

71’ Rast i artë për Tiranën. Ismailgeci kroson nga e majta, por Hasani me kokë nuk arrin që të çojë topin në rrjetë

69’ Goditje dënimi pranë zonës për Vllazninë. Provon Jonuzi, por topi përplaset në mur

67’ Aksion i gjatë i Tiranës, në fund finalizon Hasani, por goditja e tij është jashtë kuadratit

64’ Vllaznia kundërpërgjigjet me Gurishtën, por Bekaj nuk lejon që topi të përfundojë në rrjetë

63’ Provon edhe Ismailgeci, por gjuajtja e kapitenit bardheblu është larg kuadratit

60’ Berisha mundohet që të surprizojë portierin Zogoviç, por gjuajtja e tij pritet nga gardiani i Vllaznisë

55’ Minuta të mira për bardheblutë, që dominojnë takimin dhe kërkojnë edhe golin e barazimit

53’ Tirana ka nisur shumë mirë pjesën e dytë. Ka rihapur ndeshjen, duke shënuar golin e parë me Xhixhën. Ndërsa dalja e Markut me karton të kuq ka baraspeshuar numrin e lojtarëve në fushë

50’ Marku merr kartonin e dytë të verdhë dhe del me karton të kuq. Barazohen lojtarët në fushë

 47’ GOOOOOL Xhixha shënon golin e parë për Tiranën. Hasani kroson nga e djathta dhe Xhixha dërgon topin në rrjetë

46’ Tirana e nis në sulm. Bardheblutë fitojnë një goditje këndi, por nuk arrijnë të rrezikojnë portën shkodrane

45’ Starton pjesa e dytë në “Selman Stërmasi”, Shehi hedh në fushë Berishën dhe Deliun

45’ Përfundon me fitoren 2-0 të Vllaznisë pjesa e parë në “Sterman Stërmasi”. Përveç disavantazhit të dy golave, Tirana luan edhe me një lojtar më pak, sepse Zhivanaj u largua me karton të kuq.

41’ kundërpërgjigjet menjëherë Tirana, por goditja e Hasanit me kokë përfundon mbi traversë

41’ Rrezikon Vllaznia. Mala kroson nga e djathta, por Bekaj zotëron topin në dy kohë

40’ Duket se Tirana po pret që të mbyllet kjo pjesë loje, që të mund të bëjë ndonjë ndryshim në pushim. Edhe Vllaznia është e kënaqur me rezultatin dhe nuk kalon në aventurë, duke ruajtur këtë ritëm të ulët

33’ Tirana duket e tronditur nga disavantazhi i dyfishtë dhe nuk arrin dot të reagojë. Vllaznia qarkullon topin dhe sulmon rrezikshëm portën kundërshtare

 29’ GOOOOOL Kaina shënon për Vllazninë. Goditje këndi për shkodranët, Kaina kërcen më lart se të gjithë dhe dërgon topin në rrjetë

28’ Vllaznia kërkon që të shfrytëzojë avantazhin dhe superioritetin numerik dhe shfaqet rrezikshëm në portën e bardhebluve.

26’ Tirana pretendon karton të kuq për Bulatoviç si lojtar i fundit, por nuk është i këtij mendimi Jorgji

25’ Goditje këndi për shkodranët. Kroson Mala, por Bekaj largon rrezikun nga porta bardheblu

21’ GOOOOOL Marku kalon në avantazh Vllazninë nga pika e bardhë

20’ Zhivanaj pengon Kainën në zonë dhe për gjyqtarin nuk ka dyshime. Penallti dhe karton të kuq për mbrojtësin e Tiranës. Nga pika e bardhë e penalltisë Herald Marku tregohet i saktë dhe kalon shkodranët në avantazh.

18’ Goditje këndi për Tiranën. Najdovski godet me kokë, por gjuajtja e tij pritet pa probleme nga Zogoviç

17’ Tirana ka rritur presionin dhe i është afruar portës së Vllaznisë në disa raste, që kulmuan me atë të Xhixhës, që u ndal nga portieri Zogoviç

14’ Aksion model i Xhixhës, që futet në zonë dhe godet, por Zogoviç bën mrekullinë dhe pret gjuajtjen e sulmuesit bardheblu

13’ Kaina krijon panik në zonën e Tiranës, por nuk arrin dot që të devijojë topin në rrjetë

12’ me një aksion personal Gurishta futet në zonë dhe pengohet nga kundërshtari. Vllaznia pretendon penallti, por pas verifikimit në VAR gjyqtari Jorgji vendos që loja duhet të vazhdojë

10’ Kartoni i parë i verdhë i sfidës. Përgjoni (Tirana) bën një ndërhyrje të gabuar në mesin e fushës

8’ Goditja e parë nga këndi e ndeshjes për Tiranën, që nuk arrin të rrezikojë portën shkodrane nga kjo këndore

5’ Një lojë me ritëm po zhvillohet në këto minuta të para. Të dyja skuadrat kërkojnë ti afrohen portës kundërshtare, por pa arritur të krijojnë ndonjë rast të rrezikshëm

2’ Tirana jep sinjalin e parë. Xhixha shkëputet në krah dhe kroson në qendër për Aleksin, por goditja e këtij të fundit është e pasaktë

1’ Starton sfida në “Selman Stërmasi”

Në “Selman Stërmasi” luhet klasikja e futbollit shqiptar, një sfidë që transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Tirana dhe Vllaznia kërkojnë fitoren e radhës në kampionat, që të ngjiten përkohësisht në krye të renditjes së Abissnet Superiore. Ka pasur reshje shiu në kryeqytet në prag të fillimit të takimit, por për momentin koha është e mirë.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Zhivanaj, Përgjoni, Aleksi, Limaj, Kallaku, Ismajlgeci, Hasani, Xhixha.

Trajner: Orges Shehi.

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Smajli, Boshnjaku, Jonuzi, H.Marku, Heriç, Mala, Kaina. Trajner: Mirel Josa.

GJYQTARË: E.Jorgji, D.Rexha, R.Çokaj

VAR: F.Lata; AVAR: N.Bregasi

You may also like