68’ Tjetër lëvizje te Teuta, këtë herë në sulm. Gruda merr në fushë vendin e Boçit
65’ Kundërsulm i Bylisit, por Lajthia humbet një mundësi të mirë për të rrezikuar portën e Teutës
63’ Arabi bën lëvizjen e parë. Në fushë aktivizohet Gjinollari i cili merr vendin e Idrizajt
62’ Bylisi zbret rrezikshëm në kundërsulm, por një mbrojtës i Teutës dërgon topin në këndore. Kroson Lorat, por topi zotërohet nga portieri Qirko
60’ Dëmtohet portieri Harremi pas një dyluftimi me Lorenco Vilën. Stafi mjekësor ndërhyn menjëherë pasi gardiani i Bylis gjakoset nga ky dyluftim
55′ Teuta e nis më e bindur këtë pjesë të dytë, po Bylisi mbrohet mirë
50’ Rrezikon Teuta, por një mbrojtës devijon topin në këndore
Mbyllet me rezultatin 0-1 pjesa e parë në “Niko Dovana”. Bylisi luan më mirë. Pretendon një penallti dhe me pas shënon një gol me Antony.
41’ GOOOOl Antony kalon në avantazh Bylisin
35’ Penallti për Bylisin. Gjyqtari Myrtja ka vendosur se ndërhyrja e Karabecit ndaj Souzas ka qenë e gabuar. Pas verifikimit në Var (4 minuta), 11-metërshi nuk akordohet
34’ Bylisi luan mirë dhe po vë në vështirësi Teutën me zbritjet e shpejta
30’ Rast i artë për Bylisin, Ruçi gjuan nga jashtë zone por topi i tij përfundon mbi kuadrat
29’ Skemë e Teutës, por Lorenco Vila nuk arrin që të kontrollojë topin në zonën kundërshtare
28’ Goditje dënimi për Bylis. Kroson Souza por Anthony nuk arrin që të devijojë topin në rrjetë
25’ Hebaj mundohet të përfitojë nga një gabim i kundërshtarit, por nuk arrin që të zotërojë topin, sepse portieri Haremi është më i shpejtë.
20’ Provon edhe Teuta të rrezikojë, por Hebaj është në pozicion jashtë loje
18’ Rrezikon Bylis me Antony, por goditja e sulmuesit është larg kuadratit të portës
15’ Vjen edhe kartoni i parë i sfidës. Ruçi (Bylis) ndëshkohet për një ndërhyrje të gabuar
11’ Teuta mundohet që të zotërojë lojën, por Bylisi mbrohet mirë dhe zbret rrezikshëm në kundërsulm
7’ Truçi kroson një top në zonën e Teutës, por asnjë sulmues i Bylisit nuk arrin që të devijojë topin në rrjetë.
5’ Provon Hebaj, por gjuajtja e tij nuk është e saktë
1’ Nis takimi. Teuta kërkon fitoren e parë sezonale, ndërsa Bylisi surprizën e radhës
Formacionet zyrtare:
TEUTA: Qirko, Idrizaj, Qaqi, Kotobelli, Karabeci, Beqja, Vila.E, Cejku ,Hebaj, Vila.L, Boçi
BYLIS: Haremi, Trumçi, Preka, Damçevski, Loran, Qoshku, Souza, Maçolli, Ruçi, Kaçorri, Antoni