Koment live Kukësi-Teuta: Kërkohen pikë me peshë për të dalë nga kriza e rezultateve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kukësi-Teuta 0-0

11’ Kukësi është më kërkues dhe mundohet të spostojë lojën në gjysmëfushën e Teutës, durrsakët mbrohen mirë dhe zbresin rrezikshëm sa herë që kanë mundësi

6’ Mundësi e artë për Kukësin, Bytyçi godet me kokë një krosim të ardhur në zonë, por Qirko grushton dhe më pas topi devijohet në këndore

5’ Loja ka nisur plot ritëm dhe të dyja skuadrat sulmojnë në kërkim të golit të avantazhit

1’ Starton ndeshja në “Kukës Arena”

Ka pasur një ndryshim në minutat e fundit, portën e Kukësit do ta mbrojë Brozi dhe jo Halimi.

Ndërprerja e kampionatit erdhi në momentin më të mirë për Kukësin dhe Teutën, që po kalojnë një moment të vështirë në Superiore (të dyja ekipet kanë marrë vetëm 1 pikë në 4 ndeshjet e fundit në kampionat) dhe sot synojnë kthesën e madhe, që të fitojnë pikë me peshë që të ngjiten në tabelën e klasifikimit. Nga Kukësi janë larguar Moraes dhe Zivkovic, që kanë ndërprerë bashkëpunimin me klubit, ndërsa nga Teuta është larguar trajneri Shkëmbi dhe në stol është rikthyer Edi Martini, që do të debutojë në transfertën e sotme. Rreshjet e shiut kanë qenë të pranishme gjatë ditës së djeshme, për momentin kanë pushuar reshjet e shiut por sërish terreni nuk është në kushtet optimale.

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Brozi, Bytyci, Ferreira, Kardozo, Haxhiu, Kote. Abdu, Ndeca, Basa, Gjelbrim Taipi, Barbosa. Trajner: Enkeleid Dobi

Teuta: Qirko, Kotobelli, Kuros, Jazxhi, Gjinollari, E.Vila.  Karabeci, Beqja, Marku, L. Vila, Hebaj. Trajner: Edi Martini

Arbitër: Kridens Meta

 

You may also like