Koment Live Kastrioti-Erzeni / Kastrioti rrit presionin, por goli mungon

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

27’ Kundërpërgjigjet Kastrioti por gjuajtja e lojtarit krutan përfundon jashtë

26’ Rrezikon Erzeni, por goditja e sulmuesit shijakas nuk është e saktë

21’ Kastrioti zotëron mesfushën dhe mundohet që ti afrohet zonës kundërshtare, provon Ajazi, por topi i tij kalon të gjithë portën pa u devijuar nga asnjë lojtar

16’ Goditje dënimi për Kastriotin. Provon Mehmeti, por mbrojtja e Erzenit largon rrezikun

14’ Kastrioti shfaqet më kërkues, por pa arritur që të krijojë raste të rrezikshme në portën e Erzenit

4’ Erzeni jep shkëndijën e parë dhe tremb krutanët. Nga një goditje dënimi provojnë shijakasit dhe topi ndalet në traversë. Erzeni pretendon një penallti, por gjyqtari bën me shenjë që loja të vazhdojë

1’ Fillon sfida në Kamëz. Kastrioti kërkon të reagojë pas humbjes në Ballsh, ndërsa Erzeni një tjetër rezultat pozitiv në kampionat

Formacionet zyrtare:

Kastrioti: Sali, Selmani, Dida, Karakaçi, Ajazi, Mehmeti, Hasani, Rami, Kodra, Cela, Zogaj

Erzeni: Xhika, Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Peposhi, Mehmeti, Kriviçiç, Ademi, Alan, Kadriu, Maloku

You may also like