Koment live Erzeni-Partizani 2-3: Penallti për Erzenin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Erzeni-Partizani 2-3 (Nonato 8’, Kadriu 101’ / Cara 13’, Rrapaj 47’, Skuka 55’)

104’ Po kontrollohet në VAR një penallti e mundshme për Erzenin

104’ Mundësi e artë për Erzenin për të barazuar sfidën, por askush nuk arrin që të devijojë në portë një top që endej në zonë

101’ GOOOOOOOL Erzeni ngushton rezultatin me Kadriun. Rihapet sfida në Durrës

100’ Akordohen 4 minuta shtesë

99’ Erzeni i afrohet golit të dytë me Nonaton, por gjuajtja e tij përfundon ngjitur me shtyllën

97’ Rrezikon Erzeni me Amir, por gjuajtja e tij përfundon jashtë

95’ Është rënduar terreni për shkak të shiut të dendur dhe të dyja skuadrat e kanë të vështirë të shprehin një futboll të bukur në këto kushte

86’ Mundësi e artë për Skukën, që nuk arrin të mposhtë Xhikën. Por aksioni nuk vlen pasi sulmuesi është në pozicion të parregullt

85’ Ka rënë ndjeshëm ritmi i lojës, pasi duket se pushimi i detyruar nuk u ka bërë mirë lojtarëve të dy skuadrave

Pas 8 minutash ndërprerje, ekipet rikthehen në fushë dhe rifillon takimi. Ka një zëvendësim për Erzenin. Mehmeti i lë vendin Thiernos. Dy zëvendësime edhe për Partizanin. Junuzi merr vendin e Hotit, ndërsa Buxhelaj merr vendin e Atanaskoskit

70′ Ndërpritet ndeshja. Në Durrës fillon breshëri dhe e bën të pamundur vazhdimin e ndeshjes. Gjyqtari vendos të largojë të dyja ekipet nga fusha

65’ Nisin reshjet e shiut me intensitet të lartë në Durrës, megjithatë loja vazhdon normalisht

63’ Erzeni rrezikon me Amir, që godet nga distanca por gjuajtja e tij kalon ngjitur me shtyllën

57’ Partizani rrezikon sërish me Carën, por gjuajtja e tij devijohet në këndore. “Demat” dominojnë në këtë pjesë të dytë

55’ GOOOOOOL Skuka korrigjon gabimin e bërë në pjesën e parë dhe shënon golin e tretë për Partizanin. Sulmuesi godet por Xhika grushton, Skuka këmbëngul dhe në goditjen e dytë dërgon topin në rrjetë

53’ Loja është e bukur me raste sa nga njëra portë në tjetrën. Skuka pason për Hotin, që godet nga distanca, por Xhika i mohon golin lojtarit të Partizanit

51’ Erzeni mundohet të reagojë me Alan, por portieri Rexhepi devijon në këndore

47’ GOOOOOOL Partizani kalon në avantazh me Rrapajn. Të kuqtë krijojnë dy raste shënimi sapo nis sfida dhe Rrapaj me qetësi dërgon topin në rrjetë dhe shënon golin e dytë për kryeqytetasit

46’ Nis pjesa e dytë në “Niko Dovana”

45+5’ Mbyllet në barazim 1-1 pjesa e parë mes Erzenit dhe Partizanit. Nonato zhbllokon sfidën, Cara përgjigjet menjëhetë. Në shtesën e pjesës së parë Skuka ka humbur një mundësi të artë për të kaluar në avantazh kryeqytetasit, pasi ka gabuar nga pika e bardhë e penalltisë.

47’ Nga pika e bardhë godet Skuka, që godet jashtë dhe humbet një mundësi të artë për të kaluan në avantazh Partizanin

45’ Penallti për Partizanin. Mensah pengohet në zonë nga portieri Xhika. Rasti konfirmohet në VAR dhe akordohet 11-metërsh për të kuqtë

43’ Nonato ndalet nga Bitri në kufijtë e zonës së Partizanit dhe mbrojtësi ndëshkohet me karton të verdhë. Amir tenton goditjen direkte në portë, por Rexhepi devijon në këndore

37’ Minuta të qeta në Durrës dhe mungojnë rastet e pastra në portat respektive. Partizani mundohet të spostojë lojën në mesfushën e Erzenit, por shijakasit nuk lëshojnë territor

34’ Është ndërprerë loja pasi është dëmtuar një lojtar i Erzenit. Gjyqtari ndëshkon Iljazin dhe Rrapajn me kartonë të verdhe

21’ Pas dy golave të shpejtë ka rënë disi ritmi i lojës dhe të dyja skuadrat luftojnë për të zotëruar mesin e fushës

15′ Minuta spektakolare në “Niko Dovana” ekipet nuk lëshojnë terren dhe luftojnë për çdo top dhe golin e avantazhit

13’ GOOOOOOOLLLL PARTIZANI! Vendoset baraspesha. Cara realizon një supergol nga distanca duke mposhtur portierin Xhika. Goditja e sulmuesit të të kuqve përfundon në trekëndëshin e portës së Erzenit.

8’ GOOOOOOOOLLLLL Erzeni! Zhbllokohet ndeshja në Niko Dovana. Nonato kontrollon mirë topin në qendër të zonës dhe mposht portierin Rexhepi. 1-0 për Erzenin.

1’ Starton ndeshja në “Niko Dovana”

Dita e sotme e Superiores në Oversport dhe Tibo do të mbyllet me sfidën Erzeni-Partizani që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”. Shijakasit kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në kampionat dhe përballë kryeqytetasve synojnë një tjetër rezultat pozitiv, që të vazhdojnë të qëndrojnë në zonën e lartë të renditjes. Partizani kërkon tre pikët në transfertën e sotme, që të ngjiten të vetëm në krye të renditjes. Mungojnë tifozët në këtë takim.

Formacionet zyrtare

You may also like