KOMENT – Çfarë do të thotë shpallja e mobilizimit të pjesshëm ushtarak në Rusi?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MOSKE, 21 shtator /ATSH-AA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar një mobilizim të pjesshëm ushtarak në Rusi.

Sipas dekretit të publikuar në faqen e Kremlinit, shtetasit rusë nga 18 deri në 50 vjeç bien nën mobilizimin e pjesshëm ushtarak, ata do të paguhen si personel ushtarak që shërbejnë me kontratë.

Kontratat e ushtarakëve profesionistë do të vazhdohen automatikisht deri në përfundimin e mobilizimit.

Njerëzit që punojnë në ndërmarrjet e mbrojtjes që prodhojnë armë janë të lirë nga rekrutimi.

Mobilizimi, tha ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, po kryhet për të kontrolluar “territoret tashmë të çliruara”. Ai njoftoi se rreth 300 mijë rezervistë do të thirren për mobilizim të pjesshëm.

Pas stërvitjes, do të thirren ushtarakët rezervë që tashmë kanë përfunduar shërbimin e tyre ushtarak. Atyre, si dhe vullnetarëve të Donbasit, do t’u jepen të njëjtat garanci si ushtarakët me kontratë.

Sipas dekretit, qeveria ruse do të financojë aktivitetet e pjesshme të mobilizimit dhe do të marrë masat e nevojshme për të plotësuar nevojat e ushtrisë ruse.

Guvernatorët e qarqeve u udhëzuan të siguronin rekrutim për shërbimin ushtarak në një vëllim të tillë dhe brenda afateve të përcaktuara nga Ministria e Mbrojtjes për çdo territor.

Njoftimi i mobilizimit erdhi një ditë pasi rajonet ukrainase Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia njoftuan referendume më 23-27 shtator për bashkimin me Rusinë, pasi lufta e saj me Ukrainën ka vazhduar tashmë shtatë muaj.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like