KOMENT – Çfarë do të thotë për Shtëpinë e Bardhë gjetja e dokumenteve sekrete në zyrën e Bidenit?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

UASHINGTON, 12 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden ka konfirmuar raportet se disa dokumente sekrete janë gjetur në një zyrë, që ai përdori përpara se të fitonte Shtëpinë e Bardhë.

Zbulimi në lidhje me dokumentet, të cilat u zbuluan vjeshtën e kaluar, por u bënë publike vetëm këtë javë, u ka dhënë republikanëve ”municion” të ri politik, ndërsa ata kërkojnë të portretizojnë Bidenin si të paaftë, të korruptuar apo edhe më keq.

Në pamje të parë, nga kjo histori duket se mund të përfitojë Partia Republikane dhe ish-presidenti, Donald Trump.

Trump po përballet me një hetim penal për marrjen e dokumenteve tepër sekrete në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida, pasi u rrëzua nga pushteti.

Çfarë ndodhi me dokumentet e Bidenit?

Shtëpia e Bardhë thotë se “një numër i vogël dokumentesh sekrete” nga administrata Obama-Biden u gjetën më 2 nëntor.

Zbulimi u bë nga avokatët personalë të presidentit teksa paketonin dosjet në një zyrë në Filadelfia, ku mbaheshin letrat nga zëvendëspresidenca e Biden dhe ku Biden ndonjëherë edhe punonte.

Shtëpia e Bardhë njoftoi Arkivin Kombëtar atë ditë dhe zyrtarët morën dokumentet të nesërmen.

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland ka urdhëruar prokurorin e Çikagos, John Lausch, një pjesë e administratës Trump, të hetojë nëse janë kryer ndonjë krim.

A është kjo e ngjashme me skandalin e dokumenteve të Trump?

Të dyja rastet përfshijnë dokumente sekrete, aty ku nuk duhej të ishin.

Por, kësaj nuk ke çfarë t’i bësh.

Trump mori mijëra dokumente qeveritare, përfshirë më shumë se 100 që ishin tepër sekrete, kur u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Trump ka pretenduar në mënyrë të rreme se dokumentet i përkisnin atij dhe refuzoi t’i kthente ato kur iu kërkua.

Ai më së shumti kundërshtoi një thirrje dhe avokatët e tij gënjyen dhe thanë se i kthyen të gjitha.

Një gjykatës federal autorizoi një kontroll në Mar-a-Lago vetëm pasi prokurorët e bindën atë se kishte një shkak të mundshëm që ishte kryer një krim.

Në të kundërt, çështja e Biden ka të bëjë me më pak se një duzinë dokumentesh sekrete, që Shtëpia e Bardhë thotë se ishin ruajtur gabimisht në qendrën e mbyllur në një dollap.

Biden nuk e ka përdorur zyrën që para se të kthehej në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2021.

Por, pse u ngrit tani kjo çështje?

Pyetje e mirë.

Shtëpia e Bardhë foli për zbulimin vetëm pasi media e raportoi atë.

Dokumentet u gjetën gjashtë ditë përpara zgjedhjeve afatmesme duke ngritur pikëpyetje nëse administrata e Biden donte ta mbante atë të fshehtë derisa të votohej.

Të mërkurën, NBC raportoi se një grup tjetër i vogël dokumentesh u gjet në një zyrë në Uashington që Biden e përdori pas mandatit të tij nënpresident.

Çfarë po thotë Trump?

Trump nuk ka humbur kohë duke u hedhur mbi lajmet si prova të supozuara se ai është trajtuar në mënyrë të padrejtë.

“Kur do të bastisë FBI-ja në shtëpitë e shumta të Joe Biden, ndoshta edhe Shtëpinë e Bardhë?” ka shkruar ai në platformën e tij në rrjetet sociale.

Ai gjithashtu përhapi pretendime për dokumentet, si se ato janë disi të lidhura me Hunterin, djalin e Bidenit dhe se Kina ka fituar akses në to.

Po Kongresi i ri?

Ligjvënësit republikanë, të cilët fituan kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA në zgjedhjet afatmesme, po kërkojnë gjithashtu përgjigje si pjesë e planeve të tyre për hetime të gjera për gjithçka, nga Covid-19 tek laptopi i Hunter Biden.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve thonë se një komitet i sapokrijuar për fuqizimin e zbatimit të ligjit do të kërkojë të zbulojë nëse Trump ishte në shënjestër për trajtim më të ashpër sesa Biden.

Në Senatin e SHBA, i cili ende kontrollohet nga demokratët, drejtuesit e Komitetit të Shërbimeve Sekrete nga të dyja partitë thonë se duan një informim mbi çdo dëm të mundshëm që i është bërë sigurisë kombëtare.

Çfarë thonë Biden dhe demokratët?

Biden thotë se ai u befasua kur mësoi se dokumentet ishin në zyrë dhe pret me padurim për të bashkëpunuar me oficerët e zbatimit të ligjit për të kuptuar se çfarë ndodhi dhe kush mund të jetë përgjegjës.

Aleatët demokratë thonë se nuk shohin keqbërje, por mbështesin hetime të mëtejshme.

Ata thonë se të dy rastet tregojnë nevojën për më shumë shqyrtim të dokumenteve të ndjeshme gjatë tranzicionit të pushtetit.

Çfarë do të ndodhë më pas?

Kjo varet nga zyrtarët federalë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like