KOMENT – Berlusconi trondit me deklaratat e tij për Putinin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ROMË, 23 shtator /ATSH-DPA/ – Vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve parlamentare, ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka shkaktuar bujë me një deklaratë për Vladimir Putinin.

Dje në mbrëmje vonë, 85-vjeçari pohoi në një intervistë se lideri i Kremlinit ishte shtyrë për të pushtuar Ukrainën.

”Putini u shty nga populli rus, nga një parti dhe nga ministrat e tij për të bërë këtë operacion special”, tha Berlusconi për kanalin televiziv Rai.

Berlusconi është mik i presidentit rus dhe heziton prej kohësh të dënojë pushtimin.

“Putini ka rrëshqitur në një situatë vërtet të vështirë dhe dramatike”, theksoi ai.

Ai e përdori këtë shprehje qëllimisht, pasi Putinit iu kërkua në shkurt që të ndërhynte nga përfaqësuesit e dy republikave të vetëshpallura në Donbas.

Republikat separatiste e kishin bindur Putinin duke pretenduar se Ukraina po sulmonte territoret e tyre.

Për më tepër, lideri i partisë ”Forza Italia”, i cili si një partner më i vogël në një koalicion të krahut të djathtë që ka shanset më të mira për të fituar zgjedhjet e së dielës, tha se Putini kishte dashur të zëvendësonte qeverinë e Volodymyr Zelensky në Kiev “me një qeveri të njerëzve të mirë”.

Deklaratat e manjatit të medias, i cili përveç politikës ka tërhequr vëmendjen edhe me skandale, alarmojnë të gjithë ata që i tremben një qëndrimi ndryshe nga ai aktual i Italisë drejt Rusisë, pas zgjedhjeve parlamentare.

Përveç Berluskonit, edhe Matteo Salvini është gjithashtu pjesë e bllokut të krahut të djathtë – lideri i ekstremit të djathtë Lega ka qenë përkrahës i Putinit për vite me radhë dhe ka kritikuar sanksionet e Perëndimit ndaj Moskës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like