Kombëtarja sipas trajnerit Rejës/ Trajneri i kombëtares analizon skuadrën dhe tregon synimet e 2022-shit

by admin
Spread the love

Në këtë fillim viti 2022 trajneri i kombëtares shqiptare Edoardo Reja në intervistën e tij të parë tregon ecurinë e kuqezinjve deri më tani dhe vlerësimet e tij personale për këtë eksperiencë në krye të kombëtares shqiptare.

Unë mund t’i jap një notë 10-të stafit tim, sepse po bëjmë një punë shumë të mirë me ekipet zinxhire të kombëtares duke filluar me përzgjedhje lojtarësh që nga mosha 12-13 vjeç. Ndërsa sa i përket lojtarëve dhe skuadrës mund t’i japë një notë 8. Jemi një ekip kompetitiv me skuadra si Polonia apo Hungaria sepse për skuadra si Franca apo Anglia që luajnë në nivele shumë të larta dhe për objektiva madhor nuk jemi ende“, thotë Reja.

Ka patur edhe shumë kritika mbi ju sidomos për ndeshjen ndaj Anglisë?

“Ehh ju shqiptarët jeni shumë kritik, por tani jam mësuar edhe me këtë gjë. Por të luash kundër Anglisë që nuk di nga tja fillosh me emrat, ata janë skuadra më e mirë në botë për momentin. Në fund të fundit dua ti them shqiptarëve atyre më kritikëve që edhe ndeshje si këto ndodhin, por do të përpiqemi të përmirësohemi në të ardhmen. Objektivi ynë ashtu si na e ka kërkuar edhe presidenti Duka është që të jemi gati për eliminatoret e 2024-s”, përgjigjet trajneri.

Megjithatë në Angli veç rezultatit u hap edhe një çështje: Broja. Mund të na tregoni diçka më tepër?

Bëjmë shumë keq që merremi me këtë gjë. Ai është një djal që duhet të rritet, ta lëm të qetë dhe të flasim sa më pak për të, jo për kualitetet se për ato kemi folur shpesh herë. Unë flas gjithmonë për kolektivin, ai duhet të bëhet pjesë e këtij grupi dhe të jetë në sintoni me ta. Duhet të bëhet i dashur për grupin për sjelljet që ka dhe mbi të gjitha për mentalitetin. Broja duhet të jetë i vlefshëm për grupin, të bëjë gjithçka për të qenë aty si bëjnë të tjerët. Ai duhet të jetë njësoj si të tjerët për sjelljen dhe veprimet dhe kjo është dëshira ime për 2022“.

Përpara Europianit kemi Ligën e Kombeve?

“Sa i përket Ligës së Kombeve nuk mund të them që gjërat janë të lehta sepse nuk ka fitore të thjeshta. Ne dhe Sllovenia apo skuadra të tjera që janë ngjitur në Grupin B konsiderohemi më të dobëtat e atij grupi. Por do të provojmë, vetëm se s’na pëlqen që kemi një grup që do të na duhet të rrimë në udhëtim, do të na duhet të stërvitemi në avion”, shprehet Reja.

A do të jetë 2022-shi viti juaj i fundit nën drejtimin e kuqezinjve siç thotë edhe kontrata?

“Unë jam pak i madh me moshë, por derisa kam energjinë, entuziazmin dhe jam i kthjellët mund të them se po shkojmë mirë. Objektivi është që të kualifikohemi në Europian por në futboll mund të ketë shumë të papritura. Për momentin jemi të qartë, por për vazhdimin të shohim. Ne trajnerët jetojmë me momentin dhe entuziazmin, por ka shumë raste që ndryshohen menjëherë trajnerët, kjo është jeta jonë profesioni jonë“.

A mund të quhet dhurata e parë që keni marrë për këtë 2022 është ndeshja miqësore me Spanjën?

Kur presidenti më telefonoi u ndjeva shumë mirë dhe u gëzova. Sepse kur luan kundër me skuadrave të tilla si Spanja aq më tepër unë që e pëlqej shumë mënyrën e lojës së tyre, ndihesh mirë. I thash presidentit, ‘Ca thua vërtet?! Po ca ndodhi kështu?! Të luash kundër këtyre kundërshtarëve jo vetëm që të vjen mirë, por mund të shohësh edhe rritjen e skuadrës“.

Megjithatë rrezikojmë edhe një figurë të keqe me kundërshtar kaq të mëdhenj apo jo?

“Ehh kundër skuadrave si këto mund të bëjnë figurë të keqe të gjithë. Ata të fshehin topin dhe gjithmonë aty ku është topi janë 6 apo 7 lojtarë. Ne na duhet të ushtrojmë presing që të mos i lemë ata të ndërtojnë dhe më pas të tentojmë me kundërsulme, nuk ka zgjidhje tjetër”.

Dhe urimi juaj i parë për shqiptarët për këtë vit të ri?

Urimi im i parë shkon për federatën e futbollit, dua t’ju falenderoj të gjithë ju gazetarëve për bashkëpunimin, më pas lojtarët duke uruar që të luajnë të gjithë si po ndodh tani, të mos i zërë Covid-i dhe të vijnë në kushtet maksimale. Viti 2022 duhet të na japë bindjen që jemi një skuadër ndërkombëtare e madhe. Dhe në fund për tifozët një urim të veçantë, sepse më kanë bërë të ndihem shumë mirë edhe këtu në Itali në qytete të ndershme më ndalojnë më përgëzojnë. Por dua t’ju them që më duhet t’ju falenderoj unë juve për këtë mikpritje në Shqipëri”.


Top Channel

You may also like