Kombëtarja niset sot për Londër/ Nesër përballet me Anglinë në Wembley

by admin
Spread the love

Përfaqësuesja kuqezi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Shqipëri pasditen e djeshme në qytetin e Durrësit ndërkohë që sot mbërrin pasdite mbërrin në Londër, ku do të zhvillohet konferenca dhe seanca stërvitore përpara ndeshjes.

Në kryeqytetin anglez ekipit tonë kombëtarë do t’i bashkohet edhe Armando Broja, që sipas lajmeve të fundit është rikuperuar në një masë të madhe dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja i cili gjithsesi nuk e ka në plan për ta aktivizuar që nga minuta e parë.

Sipas testeve të fundit të formacionit të mundshëm, me skemën e pandryshueshme 3-5-2, në sulmin kuqezi në “Wembley” do të jetë i përhershmi Sokol Cikalleshi dhe krah tij, në mungesë edhe të Rei Manajt, do të jetë Myrto Uzuni.

Në mesfushë mendohet të jetë Bare, Bajrami deh Gjasula, për të zbritur më pas në repartin e mbrojtjes ku në krah pritet të jenë Hysaj nga e djathta dhe Lorenc Trahsi nga e majta, sa i përket qendrës, në mungesë të Berat Gjimshitit pritet të jetë Ismajli, Kumbulla dhe Veseli që do të zëvendësojë mbrojtësin e Atalantës, duke qenë se edhe në ndeshjen e kaluara ka bërë një paraqitje të mirë.

Kjo është padyshim ndeshja më e vështirë e grupit përball Anglisë e cila konsiderohet ndryshe dhe skuadra 1 miliard euroshë dhe për pos shifrave ndodhet në krye të grupit me 20 pikë, 5 më tepër se ne që ndodhemi në vendin e tretë,
Gjithsesi objektivi ynë edhe në këtë takim do të jetë marrja e pikëve për të qenë ende në garë për vendin e dytë që do të mud të na dërgonte në play off-in e Botërorit Katar 2022.


Top Channel

You may also like