Kombëtarja e Zvicrës e harron incidentin e Shaqës me UÇK-në, ia dhuron pesë torta për ditëlindje

by admin
Spread the love

Xherdan Shaqiri është në disponim të mirë në seancën e fundit stërvitore para përballjes me Lituaninë, në kuadër të kualifikimeve për Botëror. Ai bën shaka. Shkon nga një grup te tjetri. Flet me bashkëlojtarët. Qesh shumë. Nëse ka mbetur diçka në mendjen e tij nga xhaketa me logon e UÇK-së – s’mund ta vëreni atë.

Është në formë të mirë. Ai e tregoi këtë edhe ndaj Irlandës Veriore. Dhe tani do të përballet me kundërshtarin e tij të preferuar: kundër Litanisë, Shaqa ka shënuar katër gola në tri ndeshje.

Çështja e xhaketës ka mbetur temë margjinale edhe në mesin e bashkëlojtarëve të tij te Zvicra, shkruan mediumi zviceran, “Blick”.

Trajneri i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, u pyet rreth pasojave që mund t’i ketë Shaqiri si pasojë e xhaketës. Ai tha: “S’mund të them shumë për atë. Jemi të përqendruar te ndeshja”.

Në vend të përgjigjes, Yakini tregoi se si Xherdan Shaqiri festoi ditëlindjen e tij të 30-të nën këto rrethana. “E festoi disa herë! Pranoi torta pesë herë. Dhe iu desh të ngrihej e të mbante fjalim pesë herë, gjë të cilën e bën me shumë qejf. Kjo ishte më e rëndësishme sesa ngjarja tjetër”.

Por, në nivel menaxhues te Kombëtarja incidenti po merret shumë seriozisht. “Blick” thotë se me emocionin që gjendet në këtë ngjarje dhe pasi mediat serbe i vunë benzinë zjarrit me konspiracionet absurde se Shaqiri mund të jetë pjesë e UÇK-së, gjë që është çmenduri, duhet sqaruar se nuk ka kurrfarë rreziku.

“Shkëmbejmë ide rregullisht para ndeshjeve”, thotë për Shaqirin kreu i Departamentit të Komunikimeve në Federatën Zvicerane, Adrian Arnold. “Në moshën 30 vjeçe Xherdani është lojtar me shumë përvojë, që është i vetëdijshëm për përgjegjësinë që ka, sidomos si kapiten. Dhe di si të sillet. Asnjë lojtar i Kombëtares nuk dëshiron të instrumentalizohet për qëllime politike”.

Arnoldi sqaron se sa seriozisht e ka marrë Federata incidentin në Gjenevë. “Personat e paautorizuar që hyjnë në fushat e blerta janë të shpeshta për konceptet e sigurisë. Pikërisht sepse ka shumë raste. Si për shembull, në Finalen e Kampionatit Evropian. Ne veçse ishim në Gjenevë me një kontingjent të fortë të sigurisë prej 90 kujdestarëve dhe 170 forcave të sigurisë në fillim. Dy nga ta në zonën e intervistave. Fakti se dikush ia doli pavarësisht sigurisë, është zemërues. Për këtë arsye i kemi rritur masat e sigurisë menjëherë. Dëshirojmë të sigurojmë zonën e intervistave edhe më shumë, sepse transmetimet direkte janë shumë atraktive”.

Por, Arnoldi thotë se për të parandaluar këso rastesh, duhet ndërtuar mur pesë metra të lartë. Megjithatë, ai thotë se këtë nuk e duan.

Se a kanë nisur hetimet për këtë rast nga FIFA, një zëdhënës i kësaj organizate tha: “Aktualisht jemi në proces të mbledhjes së më shumë informatave rreth incidenti”.

You may also like