“Komandanti rus u vetëvra pasi zbuloi se tanket janë të papërdorshëm”

by admin
Spread the love

Shërbimet inteligjente të Ukrainës pretendojnë se një komandant rus i një regjimenti tankesh, emri i të cilit nuk bëhet me dije, vrau veten sepse mjetet që njësia e tij kishte në rezervë ishin të papërdorshme.

Ministria e Mbrojtjes e Kievit deklaroi se komandanti i regjimentit të 13-të të tankeve brenda “Divizionit të 4-të të tankeve të Federatës Ruse” qëlloi veten për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike pasi mësoi gjendjen e tankeve rezervë të njësisë.

Sipas të njëjtit burim, tanket rezervë nuk ishin mirëmbajtur dhe shumë pjesë të tyre ishin vjedhur për shkak të metaleve të shtrenjta që ndodhen në to.

Kievi tha se komandanti i Divizionit të 4-të vrau veten pasi mësoi se vetëm një në 10 tanke në ruajtje ishin pak a shumë operacionale duke sugjeruar se nëntë nga 10 ishin të papërdorshëm.

You may also like