Komandanti Bashkim Jashari në SHBA, përcjell stërvitjet e përbashkëta ushtarake në Iowa

by admin
Spread the love

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizitoi trupat e FSK-së në ushtrimin e përbashkët me ushtarakët amerikanë në Iowa.

Sipas njoftimit, Gjeneral Jashari së bashku me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas Gjeneral Corell, kanë parë nga afër ushtarakët e FSK-së, së bashku me ushtarakët amerikanë gjatë realizimit të  konceptit të ushtrimit të përbashkët.

“KOMFSK vëzhgoi nga afër planifikimin taktik në nivel të kompanisë dhe batalionit si dhe ballafaqimin me zjarrin direkt të armikut, këto stërvitje kanë për synim rritjen e përgatitjeve luftarake për fushëbetejë si dhe ndërveprueshmërinë mes dy forcave. Personeli i FSK-së dhe ai i partnerëve tanë nga SHBA po tregojnë nivel të lartë profesional dhe përkushtim maksimal në përmbushjen e objektivave të ushtrimit. #Iowanationalguard”, thuhet në njoftim. 

Lexo lajme interesante

You may also like