“Kom me të shkel me kerr”, qytetari e kanos policin që e dënoi për kundërvajtje

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së sotme, një zyrtar policor ka paraqitur ankesë në Stacionin Policor në Suharekë ndaj një qytetari për kanosje.

Siç mëson Klankosova.tv, rasti besohet të jetë i ndërlidhur me një tiketë që zyrtari policor ia ka shqiptuar të dyshuarit disa muaj më parë.

I dyshuari S.D. e ka kanosur zyrtarin policor me fjalët “kom me të shkelë me kerr nëse edhe një herë më shkruan tiketë”.

Rasti është raportuar në stacionin e Suharekës të cilët edhe po e hetojnë rastin. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like