Koloneli Muhaedin Bela: Shqiptarët nuk janë të përfaqësuar në mënyrë adekuate në Ministrinë e Mbrojtjes

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Koloneli Muhaedin Bela, si dhe Këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, në emisionin debativ në TV SHENJA, ka akuzuar për diskriminim në ministrinë e Mbrojtjes.
Bela tha se ish ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, nuk ka respektuar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në mënyrë vertikale, edhe pse sipas tij, ajo në pushtet erdhi me moton “jetë për të gjithë”, duke marrë mandej edhe mbi 70 mijë vota nga shqiptarët.
“Pas vitit 2019 në mënyrë flagrante unë jam injoruar që të mos vij deri tek dokumentet, kur e pa ajo se unë doja që në mënyrë profesionale ta kryej detyrën time. Nuk dua dokush kur të vjen në punë të jetë i mërzitur. Puna jonë është shumë specifike, ushtarakët tonë marrin pjesë në misionet të ndryshme nëpër botë. Mund ta paramendoni të shkoni në një mision të tillë dhe mos ta keni shpirtin rahat”, tha koloneli Muhaedin Bela.
Bela tha se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat duhej të përfundon në vitin 2007.
“Gjendja ashtu siç edhe e përmenda pak më parë. Sipas pasqyrës strategjike të vitit 2018, pika tetë 1 parasheh përfaqësimin adekuat, me oficerë është 20 për qind, nënoficerë është 27 për qind dhe me ushtarë profesional është 30 për qind”, tha Muhaedin Bela.
Sipas tij si rritet pozita për vendimmarrje ashtu edhe zvogëlohet përqindja e përfaqësimit adekuat. /SHENJA/


You may also like