Kolesteroli i lartë: Simptomat, shkaqet dhe trajtimi

by admin
Spread the love

Kolesteroli është një molekulë yndyrore, e cila kryen një sërëfunksionesh në organizmin tonë. Pjesa më e madhe e kësaj molekule prodhohet nga organizmi, ndërkohë që një pjesë tjetër e konsiderueshme sigurohet përmes dietës ushqimore. Pikërisht për këtë arsye, dieta është një nga faktorët kryesorë që mund tëçojë në hiperkolesterolemi. Kolesteroli i lartë është një problem që nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë, sepse përfaqëson një rrezik për shumë sëmundje. Ne nuk do të ndalemi asnjëherë së pohuari se dieta mund të jetë një mike, por dhe armike e shëndetit tonë.

Zgjedhja për t’u ushqyer mirë dhe shëndetshëm është hapi i parëpër të jetuar mirë. Është e rëndësishme të shmangen ushqimet me yndyra shtazore, por edhe ato me sasi të larta karbohidratesh. Gjithashtu, edhe një stil jetese sedentare mund të çojë nëkolesterol të rritur, sikurse edhe duhanpirja. Le të shohim tashmëcilat janë simptomat e hiperkolesterolemisë.

Në fazat e para, hiperkolesterolemia është totalisht asimptomatike. Më vonë, kur niveli i kolesterolit bëhet tepër i rritur, simptoma që përjetohet më shpesh është dhimbja nëkraharor. Dhimbja përjetohet si djegëse, ose shtrënguese nëpjesën e zemrës. Mund të ekzistojnë gjithashtu shqetësime si krampet muskulare gjatë një shëtitjeje, dhimbja e kokës apo konfuzioni mendor. Një tjetër shqetësim i rëndësishëm i kësaj sëmundjeje është vështirësia për t’i tretur ushqimet, sidomos kur flasim për ushqime me sasi të larta yndyrnash. Së fundmi, mundet edhe të kemi manifestime si urtikarie në lëkurë.

Gjëja e parë që ju rekomandojmë në këto raste, është tëdrejtoheni drejt një mjeku që i besoni. Ai më mirë se kushdo tjetër, do t’ju japë gjithë informacionet e rëndësishme. Në fazat e para, dieta është e mjaftueshmë për të balancuar kolesterolin e lartë. Kjo përfshin kryesisht reduktimin e ushqimeve me yndyra shtazore, si mishin e kuq, djathin, të skuqurat etj. Më pas, reduktimi i kolesterolit mund të kërkojë edhe përdorimin e medikamenteve, të cilat përshkruhen nga mjeku i familjes, mjeku endokrinolog, ose mjeku kardiolog që ju ndjek.

Zgjidhni të hani shëndetshëm dhe organizmi juaj do t’ju falenderojë.

You may also like