Sipas Caught Offside, Manchester City nuk ka gjasa të rikthejë Nathan Ake së shpejti.
Ake u largua me barelë në lot pas një dëmtimi të rëndë në barazimin 2-2 të Holandës ndaj Gjermanisë në Ligën e Kombeve.
Mediumi thotë se Ake u përpoq të ngrihej në këmbë në dhomën e zhveshjes, por ai u përkul menjëherë për shkak të dhimbjes.
Fakti që Ake nuk mund të qëndrojë ose të ushtrojë presion në këmbët e tij nuk është një shenjë e mirë për Man City, me ndeshjet në Premier League që do të rifillojnë.
Ake do t’i bashkohet lojtarëve si Rodri, Phil Foden dhe Oscar Bobb, të cilët janë poashtu të lënduar.
/GazetaBlic Sport