Kokalari del me mesazhin e fuqishëm: “Foltoret” e Berishës, janë kthyer në forumet më demokratike që kemi parë në 30 vitet e demokracisë shqiptare

by admin
Spread the love

Aktivistja Evi Kokalari, me anë të një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka reaguar lidhur me “Foltoret” e Berishës, ku sipas saj, njerëzit i shohin “Foltoret”, si një vatër bashkimi për të gjithë demokratët, transmeton Lajme.al.

Gjithashtu, ajo falenderon liderin historik Sali Berisha, për këtë format siç e quan ajo pa limit, ku shprehet se e ka shumë për zemër.

Reagimi i Kokalarit:

Foltoret janë kthyer në forumet më demokratike që kemi parë në 30 vitet e Demokracisë Shqiptare. Ato janë bërë vatër bashkimi për të gjithë demokratët Shqiptarë, duke futur këtu dhe Diasporën.

Vetëm Sali Berisha mund ti jepte jetë këtij lloj formati. Personalisht e falenderoj që më ka dhënë këtë platform pa asnjë limit, për të shtyrë atë që unë vërtet e kam për zemër dhe që është një nga qëllimet e mia në jetë – ndërtimi i Konservatorizmit të mirefilltë në Shqipëri. #MAGA (Make Albania Great Again)”, shkruan Evi Kokalari. /Lajme.al

You may also like