“Koka e madhe ende nuk është kapur”, deputeti i PD-së komenton arrestimin e Lefter Kokës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

I ftuar në “emisionin “Frontline”, deputeti Belind Këlliçi ka komentuar arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka për të cilin theksoi se ishte një vendim shumë i vonuar dhe duhet të ishte vepruar më herët nga institucionet.[B1]

Ai gjithashtu theksoi se arrestimi i ish-ministrit ishte vetën koka e vogël, pasi sipas tij duhen arrestuar të tjera figura politike dhe se duhet që autoritetet sipas tij të nisin nga kryeministri Rama.

“Lajm shumë i vonuar dhe unë e kam pritur. Unë e kam denoncuar dhe kur unë e kam thënë disa persona kanë qeshur. Sipas informacioneve që kam pasur në marrëveshje me Edi Ramën. Sot ka hyrë koka e vogël brenda. Puna është që koka e madhe Edi Rama, Veliaj ende nuk janë kapur. Kjo aferë është kryekëput me kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë Veliaj, ai është ideatori më i madh i vjedhjes. Gjithashtu unë e pres ditën e premte Mërtiri, në gjyq të përballet.. Unë dua të dalë vetëm e vërteta sepse kam bërë vetëm detyrën time dhe do ta bëj deri në fund.” , tha ai.

You may also like